Kur duhet t'u flisni fëmijëve për seksin? - NACIONALE

Kur duhet t'u flisni fëmijëve për seksin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në botën dixhitale, fëmijët kanë nevojë për një burim të besueshëm me të cilin mund të shkëmbejnë diskutime rreth dashurisë dhe seksit - dhe studimet tregojnë si prindërit mund ta bëjnë si duhet.

Asnjëherë nuk pata mundësinë të marr pjesë në një orë të edukimit seksual, ku do të nxirrja një kondom nga pakoja për ta vendosur në një banane. Kjo nuk ndodhi deri në moshën 27-vjeçare, kur më në fund arrita ta bëj, por në një kapacitet tjetër.

Nuk po mësoja si të vendosja një kondom. Po mësoja si ta mësoja dikë tjetër për ta vënë.

Gati 15 edukatorë seksual të rinj dhe unë po qëndroja para kompjuterëve, me plot banane në duar. "Shpesh përdorim kondomë me aromë", shpjegoi mësuesi jonë përmes 'Zoom', "sepse era është paksa më e pranueshme se sa e kondomëve normalë". Ai mori një moment për të shikuar shprehjet e pjesmarrësve, dhe qartazi vërejti disa duke u dukur më pasiv se që do të shpresonte.

"Është shumë e rëndësishme që ju të mos dukeni ose të ndiheni të ndytë kur e bëni këtë", tha ai. "Kështu nuk doni të ndihen të rinjtë kur i inkurajoni të përdorin kondomë".

Shumë prindër mund të ndjejnë diçka të ngjashme kur mundohen të flasin me fëmijët e tyre për intimitetin fizik - edhe pse sjelljet rreth edukatës seksuale mund të dallojnë mes shteteve dhe familjeve, sipas studimit.


Një analizë e studimit mbi përfshirjen e prindërve britanikë në edukimin seksual, gjeti se ata shpesh ndiheshin të turpëruar, për shembull, dhe frikësoheshin se u mungonin aftësitë ose njohuritë për të folur me fëmijët. Sidoqoftë, e njëjta analizë gjithashtu gjeti se në disa vende si Holanda dhe Suedia, prindërit flisnin hapur me fëmijët për seksin nga një moshë e hershme dhe kjo me shumë gjasë si rezultat, shtatzanitë në moshë të re dhe sëmundjet e transmetueshme seksualisht, ishin shumë më pak të përhapura se në Angli dhe Uells.

Prindërit që ndihen në siklet të flasin për seks mund ta gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Shumë prej tyre kanë dëshirë që fëmijët e tyre të dinë se mund të shkojnë te ta me pyetje dhe probleme, veçanërisht në epokën dixhitale, ku fëmijët kanë qasje nëpër përmbajtje eksplicite që nga mosha e re. Por ata mund të kenë vështirë të vendosin kur dhe si të fillojnë.

Eva Golfarb, profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin Montclair, është bashkëautore e analizave të literaturës rreth edukimit seksual tash e 30 vite. Derisa analizat fokusohen në shkolla, Goldfarb thotë se studimet e saj kanë mësime të rëndësishme edhe për prindërit. Një këshillë bazike është se edukimi seksual ka impakt pozitv, afatgjatë, të tillë që ndihmon të rinjtë të krijojnë marrëdhënie të shëndosha. Këshilla e saj për prindërit nuk është për t'i neglizhuar ose t'i shtyejnë bisedat.

"Filloni më herët se që mendoni", thotë ajo. "Madje edhe me fëmijë shumë të rinj mund të flisni për emrat e pjesëve të trupit dhe funksionet, integritetin e trupit dhe kontrollin".

Këtu përfshihen bisedat për problemet që prindërit mund të mendojnë se nuk kanë të bëjnë me seksin, por janë më shumë për marrëdhëniet. "Askush nuk merr atë që do tërë kohën, është e rëndësishme të trajtojmë të gjithë me mirësi dhe respekt".

Në fakt, prindërit mund ta gjejnë më të lehtë të flasin me fëmijët për seksin kur këto biseda fillojnë në moshë të re dhe vijnë natyrshëm, sugjeron një studim tjetër. Të përgjigjurit ndaj pyetjeve të fëmijëve hapur dhe sinqerisht mund të vë rrugë pozitve që e bën më të lehtë për të folur më vonë për çështje më komplekse.

Kjo çasje hap pas hapi gjithashtu mund jetë përfituse për fëmijët në aspektin e të kuptuarit origjinën dhe identitetin e tyre. Për shembull, sutdimi ka treguar se fëmijët që kanë ardhur në jetë me donacion sperme, dhe prindërit e të cilëve ua shpjeguan këtë që nga fillimi me ndihmën e librave dhe storieve, u ndjenë më pozitivë për origjinën e tyre se ata që e zbuluan më vonë.

Për prindërit që duan të flasin për temën e seksit me fëmijët por nuk dinë si, sutdimi ka zbuluar disa mënyra për të filluar.

Si ishte edukimi juaj seksual?


Përgjatë viteve të fundit, kam intervistuar disa edukatorë seksualë për librin tim ku flas për mitet seksuale dhe keqinformimin. Ata janë unanim kur bëhet fjalë Mësimin e Parë të edukimit seksual - të kuptosh nivelin tënd të edukimit seksual para se ta konsideroni ta kaloni te dikush tjetër.

Shumë studime tregojnë se të rriturit shpesh nuk dinë sa duhet për seksin dhe trupin, sa do dëshironin të dinin, dhe madje mund të kenë ide krejtësisht të pasakta që bazohen në mite. Për shembull, shumë njerëz në mbarë botën besojnë gabimisht se gjendja e himenit të një gruaje mund të vërtetojë nëse ajo është e virgjër – një ide që nuk ka bazë shkencore.

Niveli bazë i njohurive të prindërve mund të ndryshojë shumë. Disa mund të identifikohen me subjektet e një studimi në Namibi, i cili zbuloi se shumë prindër nuk u flisnin fëmijëve të tyre për seksin, sepse ata vetë mendonin se njohuritë e tyre për seksualitetin njerëzor, ose aftësia e tyre për ta shpjeguar atë, ishin të pamjaftueshme. Por një sondazh i pothuajse 2000 prindërve të fëmijëve të vegjël në Kinë zbuloi se njohuritë seksuale dhe edukimi seksual i prindërve ishin përgjithësisht të mira, megjithëse ata ishin më pak të ditur kur bëhej fjalë për çështjet rreth zhvillimit të fëmijëve, gjë që e bënte të vështirë për ta të ishin edukatorë efektivë. .

Lajme të ngjashme