“Korridori i gjelbër” që askush nuk e përdori, është tharë ende pa përfunduar Manifesta - Rama ka “plane të mëdha" por sa janë reale? - NACIONALE

“Korridori i gjelbër” që askush nuk e përdori, është tharë ende pa përfunduar Manifesta - Rama ka “plane të mëdha" por sa janë reale?

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Korridori i Gjelbër 2/10 - Për paaftësinë për ta popullarizuar një rrugë që ka mundur të ketë përnjemend një impakt në jetën e përditshme të prishtinasve, duke ua shkurtuar ecjen mes dy anëve të qytetit. Vendosja e disa bimëve dhe ulëseve dhe mbi të gjitha mungesa e mirëmbajtjes edhe gjatë Bienales, lë pak shpresa që ky Korridor të jetë as i gjelbër e as i përdorshëm për Prishtinën. Shkurt e Shqip, projekti ose ndëhyrja më e dështuar e Manifestës.


Çka ka qenë? - një rrugë hekurudhore e pa përdorur që ka nisur prej stacionit të Trenit në Prishtinë e ka vazhduar deri tek Xhamia e Llapit e tutje. Gjatë kësaj rruge, në muret anash që janë ndërtuar për rrugët me rrethe nëpër Prishtinë, kanë qenë të murale që bëra gjatë një festivali të muraleve. Por mungesa e kujdesit për atë rrugë mes hekurudhës, e ka bërë atë të papërdorshme ndërsa muralet vetëm diçka që shihen nga rruga, por jo skaj tyre.

Çka bëri Manifesta? - Këtë rrugë që përshkruhet mes shinave të trenit, Manifesta deshi ta shndërrojë në një rrugë të cilën e përdorin qytetarët e Prishtinës. Nën udhëheqjen e CRA-Carlo Ratti Associate dhe me koordinimin e UN Habitat dhe Komunën e Prishtinës, kjo rrugë që u mbushë me me bimë e ulëse nga druri, u pastrua dhe u promovua se do të shkurtonte ecjen duke u lidhur me dy anët e qytetit. Nisur nga kjo thirrje, unë kam ecur këtë rrugë disa herë gjatë korrikut, kur nisi Bienalja, e më pas edhe disa herë të tjera gjatë gushtit dhe shtatorit. Asnjëherë gjatë këtyre 10 e më shumë ecjeve nuk kam takuar dikë duke ecur, përpos disa të rinj që punonin në Manifesta. Kjo ishte gjendja e rrugës në korrik 2022.

Rruga prej objektit të ish-Shtypshkronjës Rilindja deri për shembull tek Ministria e Shëndetësisë përnjëmend ishte shumë më e shkurtër. As 10 minuta ecje. Nëse shkoje rrugës nga ecën veturat i bënë diku 20-25 minuta. Por pse nuk e përdorën prishtinasit këtë korridor të gjelbër, nuk dihet. Ndoshta nuk e morrën vesh.

Sa është investuar? - Nuk dihet saktësisht sa është shpenzuar në këtë “Korridor të Gjelbër”, por ajo që dihet se ky projekt ka qenë në një buxhet të përbashkët prej 764 mijë eurove, “me projekte urbane si restaurimin dhe rigjallërimi i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejamni, dhe të paturit qasje publike në Grand Hotel Prishtina”. Kështu thonë zyrtarisht në Manifesta.

Fotografitë: Visar Kadrolli/Nacionale/ Nëntor 2022

Cili është plani pas Manifestës? - Planet e Manifestës për këtë projekt jane gjenerale. Ata shkruajne se “në të ardhmen Korridori i Gjelbër do të bëhet një rrugë në të cilën do të vendoset një market për fermërë, kopshtari urbane për fëmijë, një shkollë për ditë të diela dhe programe lojërash”. Nuk është specifikuar nëse Komuna e Prishtinës do të investojë në këto plane të Manifestës. Kam dërguar pyetje tek Komuna e Prishtinës për të marrë përgjigje nëse egziston ndonjë plan buxhetor ose projekt sesi do të funksionaliohet kjo rrugë, por nuk kam marrë përgjgije. Por kryetari Rama ka dalë me këtë video, si përgjigje.

Çka duhet të investohet që të arrihet plani? - Rruga në të cilën është intervenuar ka potencial që të bëhet e përdorshme, në dy mënyra: nëse komuna arrinë ta bëjë të famshme tek qytetarët e qytetit dhe kjo arrihet nëse plotësohet kushti i dytë, inevstimi dhe mirëmbajtja e saj. Vendosja e një tregu për fermerë në atë rrugë tingëllon si një plan i mirë dhe mundësi që shitësit e tillë të zhvendosen nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Por që kjo të ndodhë, duhet fillimisht të mirëmbahet intervenimi i bërë. Një rishikim që ia kam bërë kësaj rruge në muajin Gusht dhe shtator ka shpërfaqur mungesën e madhe të kujdesit për atë rrugë. Bimët kanë qenë të thara gjatë gushtit e shtatorit, mirëmbajtja gjithashtu ka munguar. Por që ky korridor të bëhet i rëndësishëm për banorët që jetojnë në Dragodan, atyre te Qafa apo banorëve në Vranjevc, duhet t'u shërbejë atyre. Përndryshe aty shumë shpejt do të kthehen barishtet e egra që nuk do t’i kositë askush dhe ulëset do të prishen nga reshjet e borës e shiut.

Lajme të ngjashme