Karakteret "Rick and Morty" transformohen në njerëz realë nga AI, fansat kanë mbetur të shokuar
Fansat e "Rick and Morty" janë ndezur në rrjetet sociale pasi një TouTuber po i shndërron karakteret në njerëz real duke përdorur Intelegjencën Artificiale.
Sitkomi i animuar fanta/shkencor, krijuar nga Dan Harmon dhe Justin Roiland, i cili ndjek aventurat e një shkencëtari sociopat dhe nipit të tij, është ribërë dhe ka marrë një kthesë të papritur.
A keni hamendësuar ndonjëherë si mund të dukej familja Smith në formën e një fanta/shkence të errët të viteve të 80-a? Epo, tash nuk keni nevojë ta imagjinoni më, sepse Intelegjenca Artificiale "Midjourney" e ka bërë për ju.
Videoja fillon me Rick dhe Mortyn, para se të zbulohet transformimi i karaktereve tjera, po ashtu.
Intelegjenca Artificiale ka transformuar Jerryn, Beth, Summer, Jessican, Goldenfold, Principal Vaginën, etj.
Videoja shoqërohet gjithashtu nga një kolonë zanore e frikshme, e cila tingëllon sikur është drejtpërdrejt nga "Stranger Things", duke i shtuar rekreacionet ogurzi të personazheve.
Videoja në YouTube ka marrë mijëra shikime dhe pëlqime.
Një shfrytëzues shkroi: "Çmenduri të mendosh sa lehtë Rick dhe Morty mund të shndërrohen në makth kur largoni animimin e cekët."
"Bukur e bërë. Po hamendësoj kur do të fillojmë të shohim studiot duke bashkuar interpretime plotësisht të animuara. Së shpejti, do të arrijmë një nivel ku njerëzit mund të jenë të vështirë për të bërë dallimin midis diçkaje reale dhe diçkaje të animuar/fabrikuar”, shkroi një tjetër.
Një e treta shtoi: "GearHead në të vërtetë duket shumë e lezetshme! Mjaft rrëqethës dhe shumë bindës. Scary Terry është gjithashtu në të vërtetë shumë shqetësues."
Një i katërti tha: "Rick duket si një përzierje midis Christopher Lloyd dhe Stephen Ogg dhe kjo më shqetëson".
Të tjerët i quajtën karakteret e Intelegjencës Artificiale të dërgohen edhe më larg dhe të bëhen serial i njëmendtë.
Një shfrytëzues komentoi: "... a jam i vetmi këtu që më vjen që po mendoj këtë si shfaqje të njëmendtë. Duhet ta financojmë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur!"