‘Baby Yoda’ rikthehet në sezonin e tretë të serialit ‘The Mandalorian’
Traileri i sezonit të tretë të ‘The Mandalorian’ është publikuar dhe do të shohim mjaft nga ‘Baby Yoda’ dhe ‘Grogu’, tash që realisht e dimë emrin e tij.
Herën e fundit që e pamë Djarin (Pedro Pascal) dhe mikun e tij të vogël e të gjelbër në sezonin e dytë të “The Mandalorian”, patëm ndarje zemërthyese rrugësh, derisa “Luke Skywalker” (Mark Hamill dhe Max Lloyd-Jones) e dërguan të stërvitet si ‘Jedi’.
Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë dhe “Grogu” vendosi t’i rikthehet jetës duke udhëtuar nëpër galaksi me “Mando”-n.
Storia u tregua në mes të “The Book of Boba Fett”, me dyshen që u shfaq për ta ndihmuar Boban (Temuera Morrison) në betejën e vrazhdë në fund të serialit.
Tani përsëri së bashku dhe me një anije të re me shkëlqim për të zëvendësuar “Razorcrest”-in e shkatërruar tragjikisht, dyshja e preferuar e të gjithëve e “Star Wars,” ka një sezon të tretë me aventura në pritje.
Në trailer duket se kësaj radhe do të shtjellohet tema e “Mandalorian” që kërkon të falet, e kjo mund ta sjellë në konflikt me mandalorianin tjetër, Bo Katan (Katee Sackhoff), të cilin e vumë re në dhomën e frontit në trailerin e mëparshëm.
Ndërsa ata filluan si aleatë, Mando dhe Bo Katan mund të shkojnë drejt konfliktit pasi ai zotëron “Darksaber”-in, të fituar nga keqbërësi Moff Gideon (Giancarlo Esposito) në betejën në fund të sezonit të dytë të “The Mandalorian”.
Kushdo që posedon “Darksaber” ka të drejtën ta udhëheqë “Mandalore” dhe sipas traditës së lashtë, duhet të fitohet në betejë, kështu që Bo Katan ishte shumë i frustruar kur e kuptoi se “Mando” e kishte fituar vetë, pa e ditur rëndësinë e asaj që kishte bërë.
Fatmirësisht për “Mando”, nëse do të ketë konfrontime të rrezikshme, ai mund të llogaris në ndihmën e “Baby Yoda”-s, veçanërisht
Traileri ngazëllen pasi tregon fëmiun duke u konfrontuar me një bishë në një shpellë dhe e hedh tutje duke përdorur force magjike.
Pamë “Grog”-un duke u stërvitur për të përdorur fuqitë nga “Ahoska Tano” (Rosario Dawson) gjatë sezonit dy të “The Mandalorian” dhe nga “Luke”, kështu që është e drejt të themi se fëmiu po përmirësohet në përdorimin e aftësive të tij.
Do të na duhet të presim pak deri në publikimin e sezonit të tretë të “The Mandalorian”, pasi është paralajmëruar se do të lansohet në “Disney+” më 1 mars.
