“Jeta e shtrenjtë”, çka mund të blesh me 10 euro në dyqanet “second hand”?
Së bashku me kolegun e Burim Pacolli, u ulëm të diskutojmë rreth shpenzimeve mujore, me mendjen tek rritja e çmimeve e rrogat e njëjta, në njërën anë, dhe kërkesa për konsum duke u rritur, në anën tjetër. Sa para mund t’i shpenzojmë për rroba, pas kryerjes së obligimeve mujore si rryma, uji, ushqimi e të ngjashme?
Si përfundim nga diskutimi, në fund të muajit i kemi vetëm 10 euro, për t’i shpenzuar jashtë shpenzimeve të planifikuara.
Pas një bisede te gjatë se çka mundemi të “përthekojmë” me 10 euro, vendosëm për të blerë rroba (kur flasim për rroba, e kemi fjalën për një “set” duke përfshirë jakne, bluze, pantallona dhe atlete).
Një dyqan të zakonshëm, ashtu siç than disa nga komentuesit në videon të cilën e kemi publikuar, mund t’i blesh vetëm një palë çorape, andaj vendosëm për të shkuar në dyqanet e rrobave të përdorura, të cilat janë më numër të madh në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës.
Isha një çikë skeptike nëse do të arrijmë që të kompletohemi më 10 euro, pasi që tre muaj, më parë kam shkruar lidhur më shtrenjtimin e rrobave të përdorura.
Mirëpo, u befasuam për të mirë më atë së çfarë arritëm të gjenim pas disa ore kërkimi në pellgjet e rrobave të përdorura, më një buxhet prej 10 euro.
Në fakt, u çuditëm posaçërisht me atë se çfarë arriti të gjente Burimi. Meqenëse ishim në përfundim të sezonës së dimrit, shumë nga dyqanet kishin vendosur që të ofronin zbritje në rrobat e dimrit, për t’i lëshuar hapësirën rrobave të verës.
Ofertat si dy xhaketa për një euro, ia tërhoqën vëmendjen Burimit, i cili vendosi që t’i blejë dy të tilla, ndërsa për mua ishte tërheqëse fakti se një shallë kushtonte vetëm 0.50 euro.
Ndërsa, fati nuk ishte në anën time, vendosa që nga buxheti im prej 10 euro të ndaj një euro për një byrek, në mënyrë që t’i përvishem punës me më shumë energji.
Në secilin dyqan që futeshim, ishte shumë më e lehtë për Burim që të pikaste atë se çfarë ishte i interesuar të blinte.
Në një pikë fillova ta quaja “Burim Fati”, pasi që po futeshim në orën e 3-të, të kërkimeve, ndërsa unë mbeta më një shallë dhe një byrek, i cili tashme ishte tretur.
Gjendja rendohej nga minuta në minutë, pasi që lodhja e bënte te vetën dhe Burimi, i cili bënte presion pasi që nuk ishte më i interesuar të vizitonte edhe një dyqan të radhës, pasi që i kishte përfunduar blerjet.
Po ashtu, ende nuk kishte ngrenë drekë...
‘’Ma mirë më ble tesha se me mush barkun....’’- koment i Burimit pas blerjes së byrekut nga ana ime.
Kur vendosa të dorëzohem, dyqani i fundit ma plotësoi dëshirën. E gjeta një super jakne të cilën do të përdori jo vetëm për skijim, por edhe në përditshmëri.
Një jakne e njërës prej markave më të njohura, ‘’Colombia’’, të cilën do ta blija pas një viti kursimi, arrita ta marr për vetëm 5 euro. Siç mund ta shihni në video, tentuam që të shtyhemi në çmim, mirëpo pa sukses. Në mendje më erdhi video-spoti i PDK-së, që përmbante një fjali “Tentoi, nuk e bëri, dështoi”, e që më shkonte për këtë rast.
Pas tre ore, Burimi përfundoi më dy xhaketa një euro, një palë pantallona dy euro, një xhemper 2 euro, si dhe një palë atlete për 5 euro. Ndërsa, unë më një jakne dhe shalle, mirëpo 3,5 eurot të cilat më mbetën, do të i shfrytëzoj për videon e radhës.
