Jam e virgjër dhe shumë e frikësuar të bëj seks, si të tejkaloj frikën?
Jam 19-vjeçare dhe e frikësuar të bëj seks. Kam pasur disa marrëdhënie në dy muajt e fundit por kurdo që bëhet fjalët për diçka seksuale, bëhem jashtëzakonisht nervoze dhe frikësohem. Mund të kem mendime seksuale për partnerët e mi, por kur ata sjellin bërjen e seksit në pah, unë menjëherë zprapsem. Jam ende e virgjër dhe e frikësuar që nëse bëj seks me dikë atëherë ajo është krejt çka ata do të duan nga unë. Dua të eksperiencoj seks por më bën nervoz deri në pikën që më shkakton sulme ankthi. Nuk e kam problem të dërgoj foto nudo, por shpresoj se do mund të arrini të më bindni pse jam kështu dhe të më ndihmoni ta tejkaloj këtë frikë.
Dëshira juaj seksuale është e lidhur me ndjesinë e sigurisë. Pa këtë të fundit, ju kurrë nuk do të jeni "në disponim" me këdo. Mundohuni ta ndërroni mënyrën e të menduarit duke e lëshuar veten nga çdo presion apo pritshmëri për të bërë seks. Bëjeni mision që thjesht ta shijoni të jeni me njerëzit që pëlqeni në një mënyrë jo intime, dhe gjithmonë tërhiqu nëse ata ju bëjnë të ndiheni jo rehat Ju keni çdo të drejtë të merrni kohën tuaj, kështu që prisni derisa të ndiheni vërtet gati për të qenë seksual me dikë. Asnjëherë mos lejoni askënd që t'ju detyrojë në seks dhe kurrë mos e detyroni veten të përjetoni një përvojë seksuale për ndonjë arsye tjetër përveç dëshirës së pastër. Duke pasur parasysh ndjenjat tuaja të vërteta për seksin, dërgimi i imazheve erotike të vetes mund të mos ketë kuptim autentik për ju dhe mund të lexohet si gatishmëri për të qenë seksual menjëherë. Në vend të kësaj, duke u përmbajtur, ju do të dërgoni një mesazh të pashprehur ndryshe - se jeni dallues dhe do të prisni për personin e duhur dhe kohën e duhur. Seksi duhet të jetë thjesht argëtues për ju - dhe kurrë, kurrë i frikshëm.
