Jam grua 78-vjeçare - si mund të gjej një dashnor? - NACIONALE

Jam grua 78-vjeçare - si mund të gjej një dashnor?

4 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Jam grua 78-vjeçare dhe do të doja të kisha një jetë seksuale aktive (po ashtu edhe marrëdhënie), por nuk di si të takoj një burrë me moshë dhe interes të ngjashëm. A keni ndonjë këshillë - jo domosdoshmërisht si të takohem me burra, por t'i inkurajoj të më shohin si partner potencial seksual?

Përgjigja nga psikoterapeutja e The Guardian, Pamela Stephenson Connolly


Ka aplikacione takimesh në internet për njerëz të moshës tuaj. Platformat e tilla janë të dobishme në vlerësimin e njerëzve, para se të konsiderohet takimi me ta personalisht. Ato ndihmojnë sepse ka paqartësi rreth asaj se pse ju po bëni kërkime të tilla.

Bashkimi me klube të tilla lokale dhe marrja pjesë në evente komunitetesh mund të jetë e dobishme në gjetjen e partnerëve potencial, por ju duhet të jeni e guximshme për ta nisur. Të qenurit "direkte" më nuk konsiderohet diçka negative. Ftoni dikë që ju pëlqen për kafe ose diçka tjetër. Injoroni këdo që befasohet apo thotë diçka në lidhje me moshën; ata janë modë e vjetër dhe nuk ia vlen të shpenzoni energji.

Thjesht futu aty dhe ndërmerr hapa të guximshëm për t'i plotësuar nevojat e tua.

Lajme të ngjashme