Jam 25-vjeçare dhe nuk do të bëj seks deri në martesë - pse nuk po mund të gjej burrë? - NACIONALE

Jam 25-vjeçare dhe nuk do të bëj seks deri në martesë - pse nuk po mund të gjej burrë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Jam një grua 25-vjeçare dhe nuk kam bërë kurrë seks, pasi gjithmonë kam dashur të pres deri në martesë.

Kam pasur dy të dashur për një kohë të shkurtër, por marrëdhëniet asnjëherë nuk kanë vazhduar sepse dëshiroja të prisja. Ua kam shpjeguar se isha shumë e tërhequr nga ta dhe më pëlqente të përqafoheshim dhe të puthesim, por asnjëri nuk ishte i kënaqur me këtë. Ata krijuan distancë. Dukej se mendonin se nuk isha e interesuar në të (gjë që nuk ishte ashtu - sepse njëmend i doja). U tregova dashurinë në çdo mënyrë tjetër të mundshme, përveç seksit. Jam e trishtë dhe e frustruar që nuk mund të takoj një burrë që më pranon. Përgjigja e tyre ndaj kërkesës time për pritje, është gjithmonë refuzim. A është sjellja ime normale? Uroj të mund të takoja një burrë të sjellshëm, që më do pa marrë parasysh a bëjmë seks apo jo, pa presion për mua që të "performoj".

Përgjigja e psikoterapeutës së The Guardian, Pamela Stephenson Connolly

Ka shumë njerëz në botë që ndajnë pikëpamjet e njëjta për seksin siç ke ti për seksin para martesës, por duhet t'i kërkosh në vende ku ke më shumë mundësi t'i gjesh. Nëse vazhdon të presësh burrat që gjeneralisht të nënshtrohen ndaj dëshirës tënde për të pritur, je e destinuar të zhgënjehesh.

Siç e ke zbuluar edhe vetë tashmë, ka një mori sjelljesh ndaj idesë të shtyerjes së seksit deri pas martesës dhe disa burra do të keqinterpretojnë standardet tua si refuzim personal. Ti duhet të kërkosh për partnerë që mendojnë njëjtë. Nëse vlerat tua bazohen në fenë, besimin ose kulturën, do të ishte e mençur të kërkosh burrë brenda këtyre grupeve. Dhe para se të takohesh me dikë, konsideroje të fillosh një bisedë personalisht ose online për t'i njoftuar me mendimet dhe ndjenjat tua rreth çështjes.

Kjo do t'i frikësoj ca burra dhe do t'i largojë, dhe disa madje mund ta shohin si sfidë, por sigurisht se do t'iu kursejë nga problemet në rrugën e gjatë. Është e rëndësishme që ju ta definoni për vete - dhe potencalisht për të tjerët - çka saktësisht nënkupton me seks. Jashtë martesës, a je e gatshme të marrësh pjesë në të gjitha sjelljet erotike që ju mund t'i shijoni përbashkërisht me një partner, përveç marrëdhënies? Do t'iu ndihmojë nëse jeni e qartë për këtë.

Çdokush është i lirë të vendosë parametra për nevojat dhe pritshmëritë e tij në lidhje me miqësinë dhe, pavarësisht se çfarë lloj rregullash apo kufizimesh ka një person, të qenit i sinqertë në fillim do t'i ndihmojë ata të mbrohen nga keqkuptimet dhe ndërlikimet e marrëdhënieve më tej.

Lajme të ngjashme