E dua gruan por jam i sigurt se do të filloj ta tradhtoj me kolegen në punë - NACIONALE

E dua gruan por jam i sigurt se do të filloj ta tradhtoj me kolegen në punë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Pyetja: Pavarësisht se nuk kam probleme në martesë, jam shumë i sigurt se po futem në fazat e frikshme të një afere shkatërruese. Jam një burrë në të 40-at me një grua të dashur dhe katër fëmijë të rinj. Kemi jetë seksuale të mirë (kur marrim parasysh se kemi qenë bashkë për 10 vite) dhe biseda të bukura.

Falë edhe saj, tash jam në një pikë ku kam një punë shumë të mirë në një kompani të madhe. Por, krejt kjo është në kërcënim. Jam i sigurt se një pjestare e ekipit tim - "V" - në të 30-at e hershme - dhe unë po tërhiqemi me njëri-tjetrin. Nuk kemi bërë asgjë fizikisht (përveç nëse e llogaritni një natë dehjeje kur gjunjtë tanë u prekën për gati gjysmë ore) dhe as nuk e kemi diskutuar. Jam i sigurt se nuk jam duke i keqkuptuar shenjat. Ajo më ka thënë se unë e bëj të më tregoj gjëra që nuk i ka treguar askujt. Jam i sigurt se dopaminën që e marr nga "V" është një varësi e thjesht që natyralisht është vetsforcuese, por gjërat duket se po shkojnë duke u bërë edhe më të tensionuara.

E di se sjellja ime është klishe për një burrë të moshës time. Nuk e kam ndërmend ta lë gruan apo ta tradhtoj. Nuk mendoj se duhet t'i flas gruas për "V". Mund ta bëjë të ndihet të pasgirutë. Gjithashtu nuk e shoh të udhës të kem një bisedë direkte me "V". Plani im është të vazhdoj si zakonisht, por të kem një bisedë të dehur me "V" ku i tregoj sa e dua gruan time. Zgjidhja e vetme tjetër është të kërkoj punë tjera.



Përgjigja e Philippas
(psikoterapeutes së The Guardian): Nëse martesa juaj nuk do të ishte e mirë, këshilla që do ju jap mund të jetë ndryshe: mos rreziko familjen. Mos u bë i tillë.

Mund të ndalosh së paturi këtë aferë duke vendosur të ndalosh. Jo vetëm të mundohesh të ndalësh - kjo kurrë nuk funksionon.

Gjërat që mund t'i bësh: derisa të kesh situatën nën kontroll, ndalo së piri alkool me kolegët, ndoshta mos pi fare. Kur fantazon për "V" mos u ndal kur dopamina ju godet, por vazhdoje fantazinë. Imagjino fëmijët duke u shokuar dhe në mjerim kur bota e tyre shkatërrohet; paramendoj të frustruar dhe të rebeluar në vitet e tyre të rinisë; imagjino veten duke u munduar ta bësh gruan person të keq për të justifikuar veprimet tua; paramendo një dekadë në të ardhmen kur seksi me "V" është në rregull (duke e pasur në mendje që keni qenë së bashku për dhjetë vite), por është një person i ri në punë të cilit i pëlqen: imagjino fëmijët tuaj duke filluar ta quajnë burrin e ri të gruas tënde "baba"; imagjino veten në të 90-at dhe vështron prapa mbi jetën dhe të kesh fuqinë për të përmirësuar të kaluarën dhe të ndalësh veten të bësh atë gjënë budallallëk të cilën ti je gati ta bësh në të 40-at.



Kur të kesh vendosur të marrësh kontrollin mbi obsesionin tënd aktual, nuk do ta vëresh ngazëllimin e prekjes së gjunjve nën tavolinë. Kur mbani bisedën vetëm për punë, nuk do të ketë intimitet. Do të humbësh diçka, por nuk do të jetë dhimbja e njejtë që do ta përjetosh kur ta humbësh familjen.

Natyrisht, lëre punën nëse kjo është mënyra e vetme të ndalosh, por a do ta lësh një punë të mirë çdo herë që njoftohesh me dikë atraktiv? Nuk ke nevojë për drama. Aferat nuk të ndodhin pa ndonjë arsye, ti e kontrollon sjelljen tënde, nuk je pasiv në këtë. Merr përgjegjësi të ndalësh këtë aferë që të shkojë më larg. Do t'iu dhemb të ndalni këtë flirtim, është në rregull, mund ta përballosh atë dhimbje. Nuk është asgjë krahasuar me ty të vazhdosh me shpresën se thjesht do të zhduket pa u përpjekur ju fare. Kur të ndalosh së ushqyeri emocionet, ato do të pakësohen me kohën. Nëse është e domosdoshme, thuaj "V" se keni tejkaluar kufirin dhe marrëdhënia juaj nga tash e tutje do të jetë krejtësisht profesionale. Shpresoj se një ditë do të mund të hapesh me gruan tënde për këtë. Hamendësoj nëse ti i frikësohesh më shumë pasigurisë tënde se të sajës.

Në një martesë të gjatë, do të ketë tundime nga të dy anët. Truku është të mos veprosh me fantazi, mos t'i marrësh seriozisht ndjenjat për fantazi, qesh me to, rekomandohet ta bësh me të.

Përgjigje e shkurtër:
ndjeni dhimbjen e ndërprerjes së flirtimit me "V" dhe ndalojeni gjithsesi. Mos u pushtoni nga emocionet tuaja, bëhuni shefi i tyre.

Lajme të ngjashme