Gazetarja që e intervistoi vrasësin e tmerrshëm, Jeffrey Dahmer, shpjegon pse e hante mishin e viktimave
Një gazetare, e cila kishte arritur të siguronte një intervistë me Jeffrey Dahmer, derisa ky i fundit ishte në burg, ka zbuluar se ai i kishte treguar asaj pse i hante viktimat, pasi i vriste.
Ju paralajmërojmë - nuk është arsye e mirë.
Pas së gjithash, Jeffrey Dahmer është një prej monstrumëve më famëkëqij të historisë. Vrau 17 njerëz, para se t'u bënte lloj-lloj gjërash trupave të pajetë, përfshirë ngrënien e pjesëve të kufomave.
Nancy Glass intervistoi "Monstrumin e Miluakit" në vitin 1993 për emisionin 'Inside Edition' të 'CNN', dhe tha se pavarësisht faktit se ajo kishte njohuri për të bëmat e tij, Dahmer dukej krejtësisht normal.

Tash, duke folur për një radio australiane, "The Kyle and Jackie O Show", Glass është hapur rreth kohës së saj duke folur me Dahmer.
Ajo tha se Dahmer ishte një figurë dëshpërimisht e vetmuar, që mund të përfshihet në një prej arsyeve pse vendosi të hante disa prej të rinjve të cilët i vrau gjatë periudhës mes viteve 1978 dhe 1991.
"Ai tha se zgjodhi t'i hante, sepse dëshiroi t'i bënte pjesë të vetes", shpjegon ajo. "Ishte aq i dëshpëruar, kaq dëshpërimisht i vetmuar, kaq i turpëruar që është homoseksual".
Për më tepër, Glass shpjegoi se një pjesë e problemit erdhi nga "problemet me lidhjen" me të ëmën, e cila nuk lejonte askë që ta prekte birin e saj, "përveç t'ia ndërronin pampersin".
Në kokën e Dahmer, thotë Glass, ai do të ishte përgjithmonë me viktimat, nëse i hante pjesët e trupit të tyre.

Është një pikëpamje jashtëzakonisht e vështirë të kuptohet, por çdo gjë që ka bërë Dahmer është e vështirë të kuptohet për ne.
Glass shpjegoi si arriti të bisedonte me Dahmer, duke thënë se ajo gjithmonë mbante distancë profesionale nga ai. Sidoqoftë, ajo tha se nuk i foli ndryshe nga çdokush tjetër që do ta intervistonte.
Duke folur direkt, ajo u shpreh: "Ju djema intervistoni, sa njerëz? Dhe unë jam njejtë si ju.
"Ju shkoni me një këndvështrim shumë profesional. Kur intervistoni një politikan. Bëni kujdes, apo jo? Nuk gjykoni. Por bëni pyetjet në mënyrë që të gjithë ata që dëgjojnë mund të gjykojnë - dhe kjo ishte puna ime".
Rreth asaj se si arriti të siguronte intervistën, Glass shpjegoi si "u njoftua me familjen e tij", para se të takohej me të në burg.
"Isha përfshirë me familjen e tij për disa vite. Dhe babai [Lionel Dahmer] asnjëherë nuk mendoi se diçka nuk është në rregull [me Jeffreyn]. Asnjëherë nuk e vuri re", tha ajo.
Në fund, ajo mori lejen t'i shkruante Jeffreyt, i cili u përgjigj dhe hapi derën për një takim.
"Pjesa super e frikshme ishte se ai dukej krejtësisht normal. Kjo është tmerruese", vazhdoi ajo.
"Ishte e çuditshme. Mendoj, mund ta dëgjosh mënyrën si më flet është shumë e menduar. Ai bashkëpunonte por është psikopat.
"Më thotë: 'Më vjen keq për atë që bëra'. Por, ai është psikopat. Ai thjesht nuk e kupton çka nënkuptojnë ato fjalë".

Dahmer eventualisht u vra nga një i burgosur tjetër më 1994.
Glass beson se kjo ishte pikërisht çka ai donte, teksa u shpreh: "E pyeta, a mendon se do të shkosh në ferr apo në parajsë? Dhe ai tha: 'Epo, kjo është pyetje e mirë'.
"Ai dëshironte të vdiste. Qëndronte zgjuar tërë natën dhe flinte tërë ditën sepse nuk mund t'i kryente pasionet e tij.
"Kështu që dëshironte të vdiste.
"Dhe ai frustroi secilin të burgosur derisa dikush [Christopher Scarver] më në fund e vrau".

