Filmi i ri i Jonah Hill në Netflix ka marrë vlerësim 100% në ‘Rotten Tomatoes’, fansat nuk po mund të ngopen
Me Krishtlindjet që po afrohen shpejt, shumë familje do ta gjejnë veten në kolltuk para televizorit, në kërkim të diçkaje interesante për të shikuar.
Por, nëse nuk jeni fans i klasikeve të zakonshme festive këtë vit, atëherë nuk duhet ta humbisni dokumentarin e ri në Netflix që ka marrë vlerësim perfekt në "Rotten Tomatoes".
Ky dokumentar ka në rol kryesor dhe regjisor vetë Jonah Hill, dhe titullohet "Stutz".
"Stutz" është një rrugëtim shumë personal, derisa përcjellë Phil Stutz, i cili është një prej psikiatrëve më të mirë në botë.
Ai ka eksperiencë të madhe duke ndihmuar pacientë përgjatë një periudhe 40-vjeçare - përfshirë emra të mëdhenj të famshmish.
Dokumentari eksploron jetën e Stutz dhe udhëheq shikuesin drejt ushtrimeve vizuale, të njohura si "The Tools".
Hill është në fakt një prej pacientëve të Stutz, dhe dyshja flet sinqerisht për shëndetin mental, dhe rrugëtimin që shëndeti mendor të jetë më i qasshëm për të gjithë.
Hill drejton dokumentarin, derisa producentë janë Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix.
Dhe puna e tyre është pritur jashtëzakonisht mirë nga shikuesit, me shumë që shfrytëzuan rrjetet sociale për të thënë se nuk po mund të ngopen nga ai.
Një person në Tëitter u shpreh: "Nuk po mund të ndalem së menduari sa shumë e dua 'Stutz'. dhe sa shumë e vlerësoj fragjilitetin e Jonah Hill.
"Frymëmarrje e freskët në botën e dokumentarëve, të mbipopulluar nga xhirimet e gjetura dhe storiet e njëjta të krimit të vërtetë".
Një person i dytë shtoi: "Duhet ta shikoni dokumentarin e 'Stutz' në Netflix. Jashtëzakonisht inspirues dhe me ide të fuqishme.
"Nëse vuani nga depresioni ose thjesht ndiheni i ngujuar në jetë, atëherë ju inkurajoj ta shikoni. Mund të jetë gjëja më e mirë që do e bëni sot".
Dhe një person i tretë u pajtua: "Ky dokumentar të ndryshon jetën. I bukur, bizar dhe fragjil.
"Uroj që të gjitha ta shikojnë këtë".
Kritikët e industrisë gjithashtu ishin përplot lavdata.
Dokumentari ka marrë vlerësim perfekt prej 100% në "Rotten Tomatoes" nga kritikat e 17 kritikëve.
Një prej rishikimeve erdhi nga "The Financial Times", të cilët ishin të impresionuar: "Në vend të një interviste të njëanshme, trajtohemi me një bisedë të sinqertë për shëndetin mendor dhe jo përsosmëritë njerëzore të dy burrave të cilët ndajnë një lidhje të ngushtë dhe zemërngrohëse", shkruhet në kritikë.
"The Los Angelos Times" gjithashtu vlerësoi filmin, duke shkruar: "Ky film ia vlen: të ndryshojë pikëpamjen e njerëzve të cilët mund të jenë të lënduar aktualisht.
"Për ata që janë të gatshëm të shkojnë me rrjedhën e filmit, është fuqi e vërtetë".
Për të interesuarit, "Stutz" është i disponueshëm në "Netflix".
