Femrat repere që qëndruan të palëkundura në botën e burrave
Në artikullin e saj For Women In Hip-Hop, Their Greatest Opponent Is Still Misogyny “Kundërshtarja më e madhe për femrat në hip-hop vazhdon të jetë mizogjinia” në botimin nr. 006 të Service95, kathy iandoli na prezantoi me artistet që kanë bërë bujë në botën e repit.
- Roxanne Shanté – e cila perfeksionoi artin e betejës së repit.
- Lil’ Kim – e cila na mësoi se seksi është pushtet.
- Lauryn Hill – e cila ngjizi stilin e repit që shpalosin shumica e burrave sot.
- Nicki Minaj – e cila e çoi hip-hopin në dimensione të reja.
- Rapsody – e cila nuk iu dorëzua presionit të industrisë dhe mbeti në të vërtetë vetvetja.
kathy iandoli është gazetare e vlerësuar nga kritika dhe autore e librave God Save The Queens: The Essential History Of Women In Hip-Hop “Zoti shpëtoftë mbretëreshat: Historia thelbësore e grave në hip–hop”, Baby Girl: E njohur më mirë si Aaliyah, dhe kujtimet e Lil’ Kim, The Queen Bee (“Mbretëresha bletë”). Ajo është gjithashtu pedagoge pranë Universitetit të Nju Jorkut




