Dua Lipa me pasaportë shqiptare - A do ta ndryshojë narrativën raciste ndaj shqiptarëve në Angli? - NACIONALE

Dua Lipa me pasaportë shqiptare - A do ta ndryshojë narrativën raciste ndaj shqiptarëve në Angli?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka muaj që në mediat britanike kryetemë e shumë diskutimeve janë emigrantët shqiptarë. Politikanë e figura të ndryshme në Britani të Madhe kanë përdorur gjuhë diskriminuse ndaj shqiptarëve dhe kjo ngjalli aq shumë reagime sa u organizua edhe një protestë e shqiptarëve në Londër, “kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”.
Protestuesit atje u morën sidomos me retoriken në kufijtë e racizmit nga ana e sekretares së brendshme britanike Suela Braverman, e cila pohoi përpara ligjvënësve se problemi i vetëm janë “shqiptarët e mbërritur me gomonet e jo 11 nacionalitetet e tjera”.

Jehona e këtyre fjalëve më pas mori dhenë në mediat e tjera britanike të cilat përshkruanin emigrantët shqiptrë si “pushtues të paligjshëm”. Nuk vonoi që jehona e fjalëve të saj të transformohej në media duke u pershkruar si një pushtim i mirëfilltë i vendit nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë, duke ngritur më tej një stuhi të vërtetë të opinionit publik ndaj shqiptarëve në Britani.

Gjuha raciste dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve në Britani ende vazhdon të jehojë, por një lajm i fundit nga ylli më i njohur në botë e që jeton në Britani, Dua Lipa, mund ta ndryshojë këtë narrativë.

Me prindër kosovar, Dua Lipa nga e hëna zyrtarisht është shtetase e Shqipërisë, pasi u pajis me me pasaportë të Shqipërisë.

“Shqiptare me letra”, tha Dua Lipa pasi mori pasaportën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Një thënie e tillë është edhe në shumicën e mediave britanike. Qysh prej BBC-së kanalit shtetëror të Britanisë, gazetës prestigjioze “The Guardian” e tabloidi i famshëm “Daily Mail”, kanë raportuar për lajmin se Dua Lipa ka marrë pasaportë shqiptar me arsyetimin se ka “bërë të famshme Shqipërinë dhe shqiptarët përmes muzikës së saj”.

"BBC"ka shkruar për këtë lajm dhe është fokusuar tek origjina nga Kosova e Dua Lipës, teksa gazeta “The Guardian” kur ka raportuar në fund të tekstit ka bërë një ndryshim që flet shumë.

Duke shkruar për “pasaportën shqiptare të Dua Lipës”, gazeta potencon faktin se “Dua Lipa nuk ka lindur në Kosovë, por vetëm prindërit e saj”, teksa i referohet “rrënjeve shqiptare si origjinë të Dua Lipës”.

Edhe “NPR” ka raportuar për pasaportën shqiptare të Dua Lipës bashkë me taboloidin “Daily Mail”, që është marrë gjërë e gjatë me të gjithë historinë e këngëtares duke potencuar faktin se Dua ka përmendur se është “kosovare”.

Lajme të ngjashme