Barcelona e do “shënjestrën” e Arsenalit në verë - NACIONALE

Barcelona e do “shënjestrën” e Arsenalit në verë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Xavi Hernandez është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin Martin Zubimendi nga Real Sociedadi, që kërkohet edhe nga Arsenali.

Zubimendi që një kohë ka qenë i lidhur me kalimin te Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që është fans i madh i 25-vjeçarit.

U raportua se Arteta kishte biseduar me spanjollin dhe që ky i fundit kishte pranuar paraprakisht që t’i bashkohet skuadrës londineze.

Megjithatë, tani garës i është bashkuar edhe Barcelona sidomos pasi Xavi Hernandez vendosi të qëndrojë dhe ka bërë kërkesë te bordi nënshkrimin me lojtarin.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka premtuar transferimin e spanjollit, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerën e 60 milionë eurove.

Kjo padyshim mund të jetë goditje për planet e Arsenalit, që synonin ta zëvendësonin Thomas Partey në verë për t’u përforcuar edhe më shumë për sezonin 2024/25.

Mbetet për t’u parë nëse tani Zubimendi do ta preferonte qëndrimin nëse La Liga, ose ta testojë vetën në Premierligë derisa opsion është edhe Bayern Munichu.

Ndërkohë, Sociedadi s’do ta lirojë spanjollin pa u paguar klauzola e lirimit dhe ka bërë të qartë se do të refuzojë negociatat në këtë aspekt.

Lajme të ngjashme