Dokumentarin që duhet ta shikoni nëse doni ta ruani vetën nga “kartelat pre-paid” ose ta kuptoni betejën e gangsterëve kundër gazetarëve - NACIONALE

Dokumentarin që duhet ta shikoni nëse doni ta ruani vetën nga “kartelat pre-paid” ose ta kuptoni betejën e gangsterëve kundër gazetarëve

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Mes shumë rekomandimeve për ta shikuar, më në fund, fundjavën që lam pas, vendosa ta shikojë dokumentarin “Skandal: Bringing Down Wirecard” që është në platformën “Netflix”por edhe mund ta gjeni në platformat tjera pirate. Jo që po ua rekomandoj, megjithatë ju vendosni. 😜

Historinë e “Wirecard” me revistën e njohur “Financial Times” e kisha dëgjuar shumë më parë. Ka qenë një histori që kishte bërë bujë në të gjitha mediat e mëdha evropiane.

Historia e dokumentarit është pak a shumë kjo, duke dashur gjithmonë që të mos jap detaje ose nëse shprehem në zhargonin e zakonshëm kinematografik, mos të të “spoil” detaje nga dokumentari. Gazetarë të ndryshë por me kryesorin Dan McCrum nga FT fillojnë të hulumtojnë sesi kompania gjermane me të cilën mburret gjithë shteti, në fakt nuk ishte një kompani që merrej me transaksione financiare.

Pak a shumë jepte kartela me para pa pasur nevojë që ta lidhësh me ndonjë llogari bankare tënden ose të futesh para kesh në kartelën që po merr.

Teksa hulumtimi i FT-së dhe gazetarit në fjalë qon tek një skandal ndërkombëtarë që tregon sesi kompania gjermane po pastronte para për të tjera kompani që funksionojnë online përmes basteve dhe porno biznesit.

Shikojeni vet dokumentarin për të kuptuar më shumë detaje. Me qëllim nuk dua që të qartësoj ngjarjen sepse ia vlen të shikohet dhe ta kuptoni vet.

Por ajo që është e rëndësishme ta shikoni këtë dokumentar ka të bëjë me realitetin tonë në Kosovë. Në dokumentar kompania “ëirecard” fillon një betejë kundër “Financial Times” dhe gazetarëve të tjerë të përfshirë në këtë hulumtim, duke krijuar material përgjues dhe lajme të rreme me qëllim që të dezinformohet për ta dhe të hidhet poshtë rëndësia e hulumtimit.

Por këto janë dy arsye pse duhet shikuar ky dokumentar. E para arsye lidhet me të qenit qytetar që jeton në një shoqëri kapitaliste, ku biznese të ndryshme ofrojnë kartela të ngjajshme për blerje. Për këtë më së miri shpjegon Gazmend Selmani, drejtor i “IBAS” një institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë.

IBAS-i u themelua në vitin 2019, me idenë dhe vizionin e digjitalizimit të sistemit financiar në Kosovë. Në po të njëjtin vit u licensua nga Banka Qendrore si institucion për emetimin e parasë elektronike dhe kredidhënies për pagesa dhe përveç kësaj. Selmani që e ka shikuar dokumentarin ka dalë me një sqarim që mund të ju hy në punë të gjithëve.

Arsyeja e dytë, që mund të mos ju duket edhe aq shumë e rëndësishme ka të bëjë me gazetarinë.

Dokumentari ofron një qasje të thellë mbi një betejë gangsterësh kundër gazetarëve që po e hulumtojnë biznesin e tyre të pisët. është e rëndësishme ta shihni se deri në çfarë niveli mund të shkojë beteja e bizneseve dhe gangsterëve modern kur duan ta sulmojnë një media. është e rëndësishme të shihni sepse këso betejash edhe pse jo publike dhe nuk i dini, mund të hetohen në shumë raste edhe në gazetarinë kosovare.

Sot, shumë biznese kanë krijuar media të tyre ose lidhin marrëveshje me media të tjera kur duan ta sulmojnë një media tjetër që po e hulumton. Kjo i ndodhë edhe “Financial Times” e cila sulmohet nga media tjera gjermane, gjithashtu po aq të famshme sa ajo, me materiale që janë prodhuar nga “ëirecard’. Pra është një mësim që duhet ta mësoni për të kuptuar betejën moderne të biznesit kundër mediave dhe gazetarëve që raportojnë afera korruptive.

Lajme të ngjashme