DJ ukrainas nga Anibari: Lufta dhe rezistenca e Kosovës po na inspiron kundër Rusisë
Po, po, po... Anibari është në shpejtësi të plotë, dhe monologu i DJ-it të mbrëmshëm, NFNR nga Ukraina, ishte tejet motivues
Dita e dytë në Anibar, para natës së tretë, u përcoll me aktivitete të zakonshme që e karakterizojnë këtë festival, e që është transmetimi dhe këqyrja e filmave animacion.
Me fillim nga ora 12:00, në kinemanë 'Jusuf Gërvalla' zuri vend gara e filmave të metrazhit të gjatë, ku u transmetua filmi 'Bob Spit'.
I vjetri 'Bob Spit', i cili është një prej karaktereve më ikonike të librit komik të Brazilit, mundohet t'i shpëtojë një shkretëtire post-apokaliptike, që në fakt është një purgator në mendjen e krijuesit të tij, karikaturistit legjendar Angeli. Filmi vjen me regji të Cesar Cabral.
Me fillim nga ora 14:00 pastaj - po ashtu në 'Jusuf Gërvalla' - transmetuan filma nga gara e kategorisë së të drejtave të njeriut, ku u përfshinë filmat si 'Cockroach', 'La Prima Coss', 'Night', 'Steven Gram' dhe 'It Rains'.

Nga ora 16:00 pati hapësirë diskutuese mes animatorëve me eksperiencë të cilët pranuan pyetje nga audienca.
Nga ora 20:30, ishte koha për lokacionin tim të preferuar, 'Kino Liqeni', ku u shfaqën filma të garës së dytë të studentëve.
'Sweet Nothing', 'Eyes and Horns', 'In case the body', 'White, black and true love', 'To kill the birds and the bees', 'Silvering', 'Sauna', 'nënë, çka po ndodhë me qenin' dhe 'persona'.

Ishte eksperiencë e veçantë të shikoja disa nga këta filma nga varka e gomës mbi liqe, ku për çdo ditë janë në dispozicion një grumbull i tyre për fansat e filmit që janë të interesuar të shikojnë .
Prej orës 22:00, të gjithë braktisën Kino Liqenin pr t'u shfaqur në Kino Kubat ku u transmetuan filma të garës ndërkombëtare si 'Sierra', 'Regular', 'Pig', 'Oneluv', 'Luce and the rock', 'The record'.
Kosova ‘po e inspiron Ukrainën’ në luftën kundër Rusisë
Ishte koha për ndejën e përnatshme që fillon rreth orës 11:30-00:00. Grupi 'Blla, Blla, Blla' performoi denjësisht, para se të vinte radha për DJ-in elektronik i cili ishte paralajmëruar si performanca nënvizuese e natës, 'NFNR'.
Pjesa më e mirë e performancës së saj ishte definitivisht fjalimi hyrës.
"Vendi im po kalon nëpër kohë shumë të vështira dhe tragjike dhe, për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk performova. Kështu që për mua është shumë simbolike të performoj këtu në Kosovë.
"Për mua është shumë e rëndësishme dhe nderuese. Vendi juaj e ka kaluar këtë dhe e ka mbrojtur territorin, gjuhën dhe lirinë dhe ju jeni vend super i fuqishëm dhe kjo na inspiron neve shumë.
"Kur erdha këtu e dija se Kosova mbështet vazhdimisht Ukrainën".
Pas këtij fjalimi ishte koha e performancës e cila... nuk dua ta shkatërroj momentin, por la shumë për të dëshiruar, me popullin shikues nga poshtë që nuk kishte shumë arsye për të kërcyer, marrë parasysh rrymën aspak eksplozive të NFNR.
Me që ra fjala NFNR (Neither Famous Nor Rich) i bie në shqip "as i famshëm, as i pasur", e që vjen në formën e artistes Olesia Onykiienko.
Komunikata e Anibarit për ardhjen e DJ-it ukrainas
Anibar është i emocionuar NFNR do të performojë në skenat tona. Me prejardhjen e saj si dirigjente kori, NFNR ka transformuar njohuritë e saj për muzikën korale në kompozime elektronike në një sërë zhanresh, duke kombinuar teksturat polifonike me pasionin për regjistrimet në terren industrial - kimia midis të dyjave është mbresëlënëse. Si pjesë e mbështetjes për luftëtarët ukrainas, NFNR ka publikuar një album të quajtur "Eve".
NFNR ka mbështetur aktivisht mbrojtësit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duke mbledhur donacione dhe duke rregulluar furnizime nga jashtë. Që nga fillimi i luftës, NFNR ka banuar në Ukrainë dhe tani po bën turne nëpër botë si pjesë e një kolektivi artistësh të quajtur "Institute of Sound and Ëoman Sound" për të mbledhur para për t’i dalë në ndihmë e Ukrainës.
NFNR mori pjesë në ARS Electronica 2018. Së bashku me Anna Khvyl, ajo publikoi një album zanor, muzikor-konkret në vitin 2020. Një vit më vonë, në 2021, ajo publikoi "Dog Rose" në Corridor Audio. Albumi u transmetua gjithashtu në Cashmere Radio (Berlin).
Ajo përpiqet për dukshmërinë e vendit të saj dhe rëndësinë e bashkimit. Vijat e para kulturore dhe ato kombëtare janë shumë të rëndësishme, fshirja nuk është një opsion për Ukrainën. Shpërbërja e saj për shkak të Rusisë nuk është asgjë në krahasim me atë me të cilën është e pasur Ukraina e Pavarur. Është një luftë kundër kulturës, është një luftë kundër identitetit, dhe më së shumti që artistët mund të bëjnë deri tani është të luftojnë për dukshmërinë e saj dhe gjithçka që përfaqëson. Gjithçka është e rëndësishme, gjithçka ka rëndësi. Të jesh një luftëtar për kulturën ka rëndësi, dhe kjo është ajo që po bëjnë artistët ukrainas me shfaqjet dhe aktivitetet në internet. Në kohën moderne të teknologjisë këto bëhen arkivore për kohën që po jetojmë, këto janë dëshmitë e reja të kulturës. Kuotat e NFNR; “Rusia thotë se ne jemi pjesë e Rusisë, kultura jonë nuk ekziston dhe tani jam e sigurt se kjo dukshmëri e kulturës ukrainase duhet të ekzistojë, sepse nëse të gjithë njerëzit shkojnë në vijën e parë për të luftuar, ajo do të zhduket”.