Dikur dekorohej nga presidenti i Shqipërisë, sot në burg për trafikim droge: Kush është Elsa Lila? - NACIONALE

Dikur dekorohej nga presidenti i Shqipërisë, sot në burg për trafikim droge: Kush është Elsa Lila?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Elsa Lila, një këngëtare e njohur nga Shqipëria, është tash në burg, pas ndërhyrjes së policisë ndaj një zinxhiri të organizuar të shpërndarjes së drogës, në Itali.

"La Reppublica" raporton se Lila ishte në mesin e 9 shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë italianë, të cilët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës në Romë

40-vjeçari, Petrit Bardhi, boksier i njohur që njihet me nofkën 'Titi', gjithashtu është arrestuar.

Sipas hetuesve italianë anti-mafia, grupi italo-shqiptar, ishte i përfshirë në trafikime të ndryshme të drogës në kryeqytet.

Një tjetër pjestar i grupit ishte Arben Zogu - mafioz famëkeq, i cili është figurë e njohur për ruajtësit e ligjit në Itali.

Për t’i kamufluar aktivitetet ilegale, grupi manovronte si një kompani që distribuon pajisje elektronike të basteve, duke kryer shitje të narkotikëve nëpër lokalet italiane.

Kush është Elsa Lila?

Lila është një këngëtare e njohur nga Shqipëria, 40-vjeçare, e cila ka qenë aktive në skenën muzikore qysh nga mosha rinore, duke marrë pjesë vazhdimisht në spektakle muzikore nëpër televizionet shqiptare dhe jo vetëm. Ajo kishte fituar konkursin Kombëtar të Shqipërisë për këngën më të mirë dy herë rresht, në kohën sa ishte ende vetëm tinejxhere.

Në vitin 2014, ajo ishte në mesin e jurisë së sezonit të katërt të 'Voice of Albania'.

E lindur në një familje që merrej tradicionalisht me muzikë – babain këngëtar dhe pjesëtar të korit të Shqipërisë, ndërsa nënën violiniste - Lila ka publikuar gjithsej tri albume; ‘Elsa’, ‘From Mozzart to The Balkans’, dhe ‘Il Senso Delta Vita’, me shumicën e këngëve në gjuhën italiane, por me ndonjë përjashtim aty-këtu, duke përfshirë këngë të gjuhës shqipe.

Në vitin 1999, ajo kishte fituar festivalin "Kënga Magjike", me këngën "Vetëm një Fjalë". Në po të njëjtin vit, ajo ishte shpallur edhe "këngëtarja shqiptare e shekullit", nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Në vitin 2001, ajo u shpall "Ambasadore e Muzikës Shqiptare" nga presidenti i atëhershëm shqiptar, Rexhep Mejdani. Njihej gjithashtu edhe në Azi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku modeloi për kopertina të revistave të rëndësishme në Nju Jork. Lila mori pjesë edhe në festivalin prestigjioz Sanremo, në vitin 2007, me këngën "Il senso dela vite". Në dhjetor të vitit 2008, ajo udhëhoqi "Festivalin e Këngës" në Tiranë, ku këndoi përkrah Enrico Ruggerit.

Cili ishte roli i saj në zinxhirin e trafikut të drogës?
Sipas të dhënave fillestare nga policia italiane, Lila kryente punën e kontabilistes së grupit. Grupi akuzohet, sipas raporteve, për trafikimin e pesë kilogramëve kokainë, 82 kilogramëve hashash dhe 43 kilogramëve marihuanë.

Këngët më të njohura

Lila ka një repertuar të bujshëm sa i përket veprave artistike, duke kultivuar zhanrin e njohur si pop, e cila ka origjinën e formës moderne nga të 50-tat e mesme në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej këngëve të saj më të njohura janë "Pyes Lotin" (e publikuar më 1996, e që aktualisht ka mbi 750 mijë klikime në YouTube), "Larg Urrejtjes" (1997, mbi 370 mijë klikime në YouTube), "Vetëm Një Fjalë" (1999, mbi 430 mijë klikime).

Lajme të ngjashme