Burri i burgosur për 20 vjet gabimisht, fiton 45 milionë dollar dëmshpërblim, detektivi i rastit kishte manipuluar provat - NACIONALE

Burri i burgosur për 20 vjet gabimisht, fiton 45 milionë dollar dëmshpërblim, detektivi i rastit kishte manipuluar provat

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Një burrë i cili kaloi 20 vite në burg për krime që nuk i bëri, tash ka fituar 45 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Më 1991, Roger 'Dean' Gillispie u dënua për kidnapim dhe përdhunim të dy motrave binjake 22-vjeçare në Ohajo, derisa u ngarkua edhe me vjedhje të rëndë.

Ai u përball me një dënim me burg prej 56 viteve dhe gjithmonë u deklarua i pafajshëm, eventualisht duke arritur të fitojë lirinë më 2011, pasi kaloi dy dekada të tëra prapa grilave.

Mirëpo, u desh të priste deri në vitin 2021 për t'u shpallur i pafajshëm për krimet nga gjykata, e cila konstatoi se ai ishte dënuar gabimisht.

Kjo i hapi rrugë kërkesës së Gillispiet për të lansuar një gjykim hetues kompensimi për kohën që ai e kaloi në burg pafajësisht, pasi një gjykatë konstatoi se "asnjë provë fizike" nuk e ka ndërlidhur atë me rastin dhe se ka pasur ndrydhje të provave.

Tash, Dean ka arritur të fitojë si dëmshpërblim 45 milionë dollarë, shuma më e madhe e dhënë si dëmshpërblim në histori të Ohajos.

Sipas The Columbus Dispatch, një juri gjeti se të drejtat e Gillispiet ishin shkelur nga detektivi Scott Moore, i cili fshehu prova që do ta ndihmonin atë në mbrojtje dhe e bëri atë të duket më i madh se që është në foto të të dyshuarve për t'i trukuar viktimat.

Mark Godsey, drejtori i Projektit të Pafajësisë së Ohajos, i cili punoi për ta liruar Gillispien nga burgimi i pafajshëm, mirëpriti vendimin por tha se "asgjë nuk mund ta shpaguajë" horrorin që Dean ka eksperiencuar.

Ai u shpreh: "Horrori i injektuar në Dean dhe familjen e tij dhe komunitetin është i vështirë të përpihet.

"Mënyra si autoritetet bën presion për dënimin e tij dhe pastaj luftuan për ta refuzuar pranimin e gabimit, ishte kaq zhgënjyese. Asgjë nuk mund ta shpaguajë Dean për këtë horror.

"Verdikti i jurisë dërgon mesazh të fuqishëm se ata që na drejtojnë duhet të ndryshojnë mënyrën si i bëjnë gjërat".

Gillispie shfrytëzoi momentin për të bërë thirrje për drejtësi rreth mijëra njerëzve tjerë, të cilët janë dënuar gabimisht dhe kaluan shumicën e jetëve të tyre prapa grilave për krime që nuk i kanë bërë.

Ai u shpreh: "Unë jam thjesht një prej 3,199 njerëve të cilëve u ka ndodhur kjo në ShBA.

"Këta njerëz kanë kaluar mbi 28,000 vite në burg për krime që nuk i kanë bërë. Kjo duhet të ndalojë. Sistemi duhet të rregullohet. Projekti i Pafajësisë së Ohajos më shpëtoi jetën".

Juria e padisë civile të cilën e ngriti Gillispie vendosi që ai të kompensohet me 45 milionë dollarë dhe aludoi se detektivi Moore më herët kishte thënë se një dëshmitar i rastit e kishte identifikuar pozitivisht atë, kur në fakt nuk e kishte bërë.

Ai më vonë u kishte thënë viktimave se mund të mos e njohin Dean kur ta shohin në gjyq, duke gënjyer se i pafajshmi kishte "lyer flokët".

Atyre iu treguan gjithashtu prova që detektivi nuk arriti t'i zbulonte, duke përfshirë faturat që vërtetonin se Gillispie ishte në të vërtetë në Kentaki kur ndodhën krimet.

Lajme të ngjashme