Brendan Fraser shpërthen nga emocionet pasi fiton çmimin "Aktori Më i Mirë" për rolin në 'The Whale'
Brendan Fraser nuk përmbajti emocionet në ndarjen e çmimeve "SAG", derisa rrëmbeu çmimin për "Performancë të Jashtëzakonshme" nga një aktor burrë për rolin e tij në "The Whale".
Regjisori i filmit, Darren Arofonsky e sheh Fraser si një mashë të trashë morbidisht, Charlie, i cili është i dëshpëruar ta shpaguajë veten në sytë e të bijës.
I nderuar për rolin e tij në eventin e mbrëmshëm (26 shkurt), aktori u përlot derisa dha fjalimin e pranimit.
Duke e përshkruar storien si "roli i jetës", 54-vjeçari Fraser foli për vështirësitë në industri, duke këshilluar aktorët tjerë "të qëndrojnë aty" dhe thjesht të vazhdojnë "të vendosin njërën këmbë para tjetrës".
Ai u bë emocional gati menjëherë, duke thënë se ai kurrë nuk besoi se do të merrte rolin që ia ndryshoi jetën kur filloi karrierën më 1999.
Aktori më herët kishte thënë se ishte vënë në listën e zezë të Hollivudit, pasi kishte deklaruar se ishte sulmuar seksualisht nga presidenti i atëhershëm i asociacionit të shtypit të huaj të Hollivudit, Philip Berk.
Duke vazhduar fjalimin e tij, ai tha: "Nëse do t'i thoje atij që isha atëherë se do të qëndroja këtu tani, nuk do të besoja. Nuk do të besoja se do të punoja me një regjisor të klasit botëror si Darren Aronofsky, dhe do t'i thosha ato fjalë të jashtëzakonshme për kastën e jashtëzakonshme të aktorëve, dhe asnjëherë nuk do të besoja se do të më ofrohej roli i jetës time."
Ai shtoi se "SAG" e bëri të ndihej se ai "përket aty" dhe tha se ndihej pak a shumë si karakteri në film, Charlie.
"Karakteri i Charliet është dikush i kapluar nga pendesa në detin e shpresës dhe unë kam qenë në atë det dhe kam lundruar në atë valë dhe ka qenë e fuaishme dhe e mirë, por gjithashtu kjo valë më ka përplasur përtokë në fund të oqeanit dhe më ka tërhequr zhagas fytyrën deri në breg, ku jam tani," potencoi ai.
Fraser mposhti nominimet tjera si Bill Nighy në 'Living', Austin Butler në 'Elvis', dhe yllin e 'The Banshees of Inisherin', Collin Farrell.
Ndërkohë, Michelle Yeoh mori në shtëpi çmimin "SAG" për "Performancë të Jashtëzakonshme" nga një aktore femër, për rolin e saj në "Everything Everywhere All at Once" dhe tha se nëna e saj do të ishte "përjetësisht falënderuese".
Ajo shtoi: "Mendoj se nëse flas, zemra ime do të eksplodoj."
