"Avatar: The Way of Water" arrin një miliard dollarë brenda 12 ditëve - NACIONALE

"Avatar: The Way of Water" arrin një miliard dollarë brenda 12 ditëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Avatar: The Way of Water" ka arritur të gjenerojë plot një miliard dollarëve vetëm ditë pasi u lansua.

Filmi, i cili është vazhdim i pjesës së parë që mbetet filmi me më së shumti përfitime i të gjitha kohëve, "Avatar", ishte publikuar më 16 dhjetor dhe arriti numrin këtë numër përfitimish pas vetëm fundjavës së dytë nga publikimi.

Filmi, i publikuar 14 vite pas origjinalit, ka qenë në përpunim prej vitit 2012 por filloi xhirimet vetëm në vitin 2017.

Dhe ka qenë hit i menjëhershëm në mesin e fansave dhe kritikëve.

Brandon Davis nga "Comicbook" i dha filmit vlerësim të lart, duke e etiketuar si "gosti vizuale".

Ai shkroi: "Avatar: The Way of Water, duke qenë më shumë se tre orë i gjatë, është përmbushës dhe tolerant. Përfundon duke dashur të ta bëj të ditur se i treti po vjen. Vazhdimisht gosti vizuale, pamje kreative dhe asnjëherë i mërzitshëm. Në përgjithësi, më pëlqeu".

Ndërkohë, Tom Page nga "CNN" tha se pjesa e dytë ka bërë të pamendurën në industrinë filmike duke qenë më i mirë se i treti.

Sipnoza zyrtare e vazhdimit thotë: "Jake Sully (Sam Worthington) dhe Neytiri (Zoe Saldana) kanë krijuar familje dhe po bëjnë gjithçka të mundur për të qëndruar të bashkuar.

"Mirëpo, ata duhet të lënë shtëpinë dhe të eksplorojnë regjionet e Pandoras. Kur një kërcënim i kahershëm rishfaqet, Jake duhet të bëjë një luftë të vështirë kundër njerëzve".

Gazeta shtoi se vazhdimi i "Avatar"-it pritej të kalonte një miliardëshin të martën mbrëma (27 dhjetor), ndërsa gazetari i "Fandango", Erik Davies më vonë konfirmoi se kishte tejkaluar këtë numër.



Gjithashtu pritet që filmi të vazhdojë marshin në përfitime, me shumë tash madje që po hamendësojnë nëse mund të arrijë rekordin e filmit të parë prej 2.9 miliard dollarëve.

Më herët këtë javë, shpjeguam si regjisori James Cameron zbuloi se tashmë ka filluar xhirimet e "Avatar 3" dhe 4.


Cameron pranoi për "Entertainment ëeekly" se ka filluar xhirimet njëkohësisht edhe për dy pjesët tjera për të shmangur ndryshimet në dukje të aktorëve që vijnë si pasojë e viteve, sidomos tek ata që janë më të rinj.

Ai tha: "Më pëlqen 'Stranger Things' - por ju merrni efektin 'Stranger Things', ku ata ende supozohet të jenë në shkollë të meshme por duken sikur të jenë 27-vjeç.

"E dini, e dua këtë serial. Është në rregull, do ta pezullojmë pabesinë. Na pëlqejnë karakteret. Por, e dini..."

Nuk dihet shumë për filmat, por tingëllojnë goxha epikë.

Ai shtoi: "Nuk mund t'ua tregoj detajet, por krejt çka mund të them është se kur dorëzova skriptën për dy, studioja më dha tri faqe me shënime.

"Dhe kur dorëzova skriptën për pjesën e tretë, ata më dhanë një faqe me shënime, kështu që po bëhesha më i mirë.

"Kur dorëzova skriptën për të katërtin, ekzekutivi kreativ i studios më dërgoi një email ku shkruhej, 'oh dreqin'. Dhe unë thashë, 'epo, ku janë shënimet?' Dhe ajo tha, 'këto ishin shënimet'. Sepse bëhet çmenduri në kuptimin pozitiv, apo jo?"

Lajme të ngjashme