James Cameron thotë se tashmë ka xhiruar "Avatar 3" dhe 4 për të shmangur efektin "Stranger Things" - NACIONALE

James Cameron thotë se tashmë ka xhiruar "Avatar 3" dhe 4 për të shmangur efektin "Stranger Things"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Avatar: The Way of Water" është lansuar në kinema më shumë se një javë më parë, por regjisori James Cameron thotë se ai tashmë ka xhiruar pjesën e tretë dhe të katërt.

Filmi origjinal i "Avatar"-it u publikua më 2009, dhe u desh të prisnim 13 vite për të shikuar pjesën e dytë në formën e "The Way of Water".

Por, pritja për filmat e tjerë, nuk do të jetë aq e gjatë, me Cameron dhe bashkëpunëtorët që shpresojnë të publikojnë "Avatar"-in e tretë më 2024, të katërtin më 2026 dhe të pestin më 2028.

Derisa filmi i tretë dhe i katërt mund të jetë disa vite larg, Cameron ka pranuar se ai tashmë ka xhiruar skena për të shmangur efektin "Stranger Things".

Në një intervistë për "Entertainment Weekly" ku promovoi "The Way of Water", Cameron tha se ka vendosur të xhirojë filmat njëkohësisht në mënyrë që aktorët më të rinj të mos rriten më shumë se që duhet për rolet e tyre.

"VFX" mund të transformojë aktorët në alienë të kaltër në "Avatar", por nuk mund të parandalojë rritjen.

Kështu që, në mënyrë që t'i bëjë filmat sa më autentik që është e mundur, Cameron vendosi të xhironte filmin e tretë dhe të katërt, derisa gjithashtu po punonte në pjesën e dytë.

Ai tha: "E dua 'Stranger Things', por ju merrni efektin 'Stranger Things' ku ata ende duhet të jenë në shkollë të mesme, dhe duken si 27-vjeçar.

Aktori John Champion është një prej pak aktorëve në "The Way of Water", i cili ishte vetëm 12-vjeç kur fitoi rolin dhe ai tash është 18-vjeç.

Cameron rikujton Champion "duke u rritur si marihuana" gjatë xhirimeve, ai shtoi: "Ne xhiruam me Jack kur ai ishte 14 apo 15-vjeç, gati 16-vjeçar. Kështu që ne po xhironim me të përgjatë një periudhe 18 mujore".

Në një pikë, Cameron mendoi se planet e tij për filmin e dytë do të shkatërroheshin për shkak të pandemisë Covid-19.

Kufizimet nënkuptuan se produksioni u desh të ndalte punën, pikërisht në mesin e periudhës së Champion, para se ai të rritej dhe të dallohej.

Cameron tha: "Po imagjinoja skenare ku ne nuk punojmë për një vit e gjysmë, dhe jemi totalisht të katandisur sepse ai është rritur, pastaj duhet të kthehemi dhe të rixhirojmë me një tjetër aktor.

"Po mendoja, 'më jep një armë'. Por fatmirësisht, nuk doli të jetë ashtu.

"Ne apeluam në qeverinë e Zelandës së Re për të linte të futej një grup aktorësh të vogël, në mënyrë që të rikthehej puna e produksionit".

Lajme të ngjashme