Arrihet një qasje e re ndaj sëmundjes së Alzheimerit bazuar në fizikë dhe studimet për krimbat
Një studim mbi krimbat tregoi rrugën drejt një trajtimi për demencën.
Pikërisht përmes trurit njerëzit mundohen ta kuptojnë botën dhe enigmat e mëdha të ekzistencës. Ka raste të panumërta të njerëzve mendjendritur që janë përpjekur ta kuptojnë se si funksionon truri nga perspektiva biologjike, fizike dhe filozofike. Pavarësisht orvatjeve të tyre, ne jemi ende duke u munduar ta kuptojmë se si funksionon, pse dëmtohet dhe si ta rregullojmë kur kjo ndodh.
Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën se si dinamika e brendshme e qelizave që përbëjnë trurin mund ta bëjë atë të dëmtohet dhe të ofrojë një rrugë të mundshme drejt një zgjidhjeje.
Mendojeni për një çast një gotë ujë, të cilën nëse e vendosni në frigorifer do të ngrihet, ndërsa nëse e nxjerrni jashtë prapë, do të shikrihet. E në qoftë se e lini në një ditë të ngrohtë me diell, uji do të avullojë. Këto ndryshime të gjendjeve njihen si “shndërrimë fazore” dhe janë të njohura për shumicën e njerëzve që janë marrë me fizikë ose kimi.
Kalimet fazore ndonjëherë ndodhin edhe në qeliza. Molekulat brenda qelizave – përgjegjëse për metabolizmin qelizor, mund të kalojnë nga gjendja e ngurtë në të lëngër, për të mundësuar kryerjen e disa detyrave specifike. Megjithatë, herë pas here ndodh që procesi që mundëson që kjo të ndodhë, të mos shkojë si duhet dhe molekulat mbeten pak më solide se sa që është idealja. Kjo do të thotë që molekulat nuk janë më në gjendje të lëvizin nëpër qelizë dhe të bëjnë punën e tyre.
Kur kjo ndodh në qeliza të caktuara në tru, toksinat që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe kushte të tjera të ndryshme fillojnë të grumbullohen brenda dhe rreth qelizave. Ky zbulim, i bazuar në studimet e mëparshme të vitit 2009, është themeli i një teorie se si fillojnë sëmundjet neurodegjenerative në trurin tonë.
Në vitin 2009, një grup shkencëtarësh zbuluan tranzicionet fazore dhe rëndësinë e tyre në qelizat riprodhuese të krimbave. Për arsye që janë ndoshta të qarta për ju, ky studim nuk tërhoqi shumë vëmendje menjëherë. Pas disa vitesh, ideja se tranzicionet fazore gjatë të cilave hasej në probleme mund të shkaktonin një sërë çështjesh fitoi njëfarë tërheqjeje dhe u zhvilluan studime mbi tranzicionin fazor në qelizat e trurit të njeriut. Dr. J. Paul Taylor madje fitoi çmimin Potamkin, i dhënë për përsosmëri në kërkimin e demencës, për punën në lidhje me mënyrën sesi tranzicioni i gabuar i fazës lidhet me sëmundjet neurodegjenerative.
Në intervistën e tij në NPR, Dr. Taylor sugjeron që trajtimet për Alzheimer dhe sëmundjet e lidhura me të, bazuar në këtë kuptim të ri, mund të jenë të disponueshme brenda disa vitesh. Në të njëjtin artikull, Dr. Clifford Brangwyane nga Princeton shpjegoi se disa trajtime eksperimentale kanë dhënë tashmë premtime në korrigjimin e çështjeve. Ai sugjeron gjithashtu që trajtimet e tranzicionit të fazës mund të përdoren kundër sëmundjeve të tjera dhe ndoshta edhe disa kancereve.
Ndonjëherë përparime të jashtëzakonshme shkencore lindin nga studimet më të çuditshme. Në këtë rast, një trajtim i mundshëm për një sërë sëmundjesh të tmerrshme neurodegjenerative i ka rrënjët në një studim të krimbave. Ndër gjërat më të çuditshme që kanë ndodhur në shkencë.