Aktorja e pranon se u shtir në fjalimin e saj pasi fitoi Oscar - u shndërrua në personin më të urryer në internet - NACIONALE

Aktorja e pranon se u shtir në fjalimin e saj pasi fitoi Oscar - u shndërrua në personin më të urryer në internet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anne Hathaway, e cila mbush sot 40-vjet, fitoi Oscar-in e vetëm në karrierë në vitin 2013, për aktoren më të mirë në rol dytësor, falë performancës së saj në Les Miserables.

Mirëpo, Hathaway u kritikua nga shikuesit, pasi njerëzit reaguan keq ndaj sjelljeve të saj sa ishte në skenë.

Në atë që do të duhej të ishte si kulmi i karrierës për shumicën e aktorëve, ajo dha një fjalim pasi pranoi çmimin. Shikoni më poshtë.

Ylli i The Witches mund të ketë qenë vizualisht nervoze kur foli, por ajo në fakt nuk ishte e lumtur që e fitoi.

Duke folur për The Guardian më 2016, Hathaway pranoi se ajo nuk ishte rehat të pranonte çmimin.

Ajo u shpreh: "U ndjeva shumë jo rehat. Disi e humba mendjen duke e bërë atë film dhe ende nuk më ishte kthyer. Pastaj u desh të ngritesha para njerëve dhe të ndjeja diçka që nuk po e ndjeja, e që është lumturi e pakomplikuar.

"Është e qartë, ti fiton Oscar dhe supozohet të jesh e lumtur, por unë nuk u ndjeva ashtu.

"Ndihesha gabim që u desh të qëndroja aty me një kostum që kushtonte më shumë se disa njerëz që do të shohin në jetët e tyre dhe fitimi i çmimit që portretizova dhimbjen që ende ndjeja se është pjesë e eksperiencës kolektive si qenie njerëzore".

Ylli i Les Miserables vazhdoi duke thënë se ajo në fakt u shtir përgjatë tërë fjalimit, derisa fallco u mundua të tregohej e lumtur.

Ajo vazhdoi: "U mundova të shtiresha se jam e lumtur dhe u kritikova shumë.

"Kjo është e vërteta dhe kjo është ajo që ndodhi. Ta shpif. Por ajo që mëson nga kjo është se ti thjesht ndjen se mund të vdesësh nga trupi, por nuk vdes njëmend".

Hathaway fitoi urrejtje të paprecedent pas këtij fjalimi.

Në një intervistë për The Ellen Show më 2014, ajo zbuloi se po bënte kërkime për veten në Google pas Oscars, derisa zbuloi një artikull me titullin: "Pse të gjithë e urrejnë Anne Hathaway?"

Mirëpo, në një bisedë me The Sun më 2021, ylli i Dark Knight Rises zbuloi si urrejtja ekstreme në internet e kishte bërë më të fortë.

Ajo tha: "Nuk dua të kthehem në të kaluarën por e kisha monstrumin atje, internetin e pata kundër dhe më urrente dhe ishte gjë e madhe.

"Ishte në fakt gjë e mirë për mua personalisht. Mund të fitosh shumë nga këto gjëra.

"Kështu që ajo që do të thoja është se kur ndodhin gjëra të këqija, mos u frikëso - thjesht ec me të, lundro me të".

Lajme të ngjashme