“A kosovarë jeni?”: Qysh na pritën tropojanët zemërgjerë të Sali Berishës e Stresit në Tropojë? - NACIONALE

“A kosovarë jeni?”: Qysh na pritën tropojanët zemërgjerë të Sali Berishës e Stresit në Tropojë?

2 muaj më parë

nga Anita Nikaj

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, në një emision për një media në Shqipëri në prag të 28 nëntorit pavarësisë së Shqipërisë, kishte deklaruar se nuk ndihet si shqiptar, por kosovar. Kjo deklaratë e Krasniqit, kishte ngjallë shumë reagime në rrjetet sociale, ku edhe disa ditë më parë në rrjetin social Twitter dhe TikTok, ishte shpërndare edhe njëherë.

Reagimet nuk ishin më të pakta se më 28 nëntor. Por pse këso deklaratash ngjallin kaq shumë reagime?

Ekipi i Nacionales, ka qëndruar disa ditë në Shqipëri, ku ka bashkëbiseduar më qytetarë të shumtë, mbi problemet në Shqipëri, por edhe mbi atë se sa qytetarët e Shqipërisë njohin Kosovën dhe problemet më të cilat ballafaqohet Kosova, e veçanërisht këto ditë ku temë ë nxehtë është Asociacioni i komunave serbe.

Rrugëtimin e filluam në Tropojë, ku tropojanët u treguan mjaft zemërgjerë më mikpritjen e tyre. Një zonë e harruar nga dora e shtetit, ku dukej se kishte vite që nuk ishte intervenuar qoftë në infrastrukturë apo edhe në mirëqenien sociale.

Një kafene afër shkollës, ku shkonin të rinjtë të cilët mund t’i numërosh në gishta pasi që shokët e tyre ishin larguar për në Angli e Francë, ofronte një ndjesi komuniteti, ndërsa pak më lartë një kafene, e cila frekuentohej nga më të vjetrit e fshatit, ishte pothuajse bosh.

Asnjë këmbe gruaje në këto kafene, vetëm disa vajza të cilat po dilnin nga shkolla më vrap për t’u futur në furgonin, i cili i priste para derës së shkollës për të vazhduar në shtëpitë e tyre.

Të mendosh se ishe në qendrën e Tropojës, dukej krejt e pamundur. Edhe pse mungonte gjallëria në Tropojë, në asnjë moment nuk mungonte bujaria. Ata pak njerëz që takuam, u munduan që të na orientonin e të ndanin ndonjë histori më ne, por gjithmonë duke përfunduar tek diskutimi i njëjtë: Shteti nuk është duke bërë asgjë për të rinjtë.

Tropojanët ishin më shumë të informuar për Kosovën dhe atë se çfarë është duke ndodhur në Kosovë, madje treguan një lidhje mjaft të madhe më Kosovën, ndoshta për arsye të pozitës gjeografike, por edhe për arsye të rrugës së kombit, rrugë e cila u ka mundësuar tropojanëve të kenë qasje më të shpejtë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Tropojanët për të shkuar në Tiranë, në fillim kalojnë nga Kosova, saktësisht qyteti i Gjakovës i cili gjendët vetëm pak kilometra larg Tropojës, për të vazhduar në Prizren e pasataj në Kukës.

Nuk ishin në dijeni për të gjitha zhvillimet, por të paktën dinin për lëvizjet politike dhe problemet më të cilat përballët Kosovë.

Problemet i ndanim të njëjta, mungesa e vendeve të punës, ikja e të rinjve, mungesa e infrastrukturës, por jo edhe pozitën gjeografike, të paktën ata mund të iknin pa viza nuk ishin të ngujuar, por kishin zgjedhur të qëndronin në Tropojë, por jo edhe shumë gjatë.

“Djalin e kamë 19 vjeç ndërsa tjetrin 12. Mbahemi më punën që e benë gruaja e cila është infermierë në fshatin ku banojmë, unë jam taksi por duhet të qëndroj ter ditën para se dikush të vije. Djalin e madh e kamë dërguar në Durrës, që të kryej shkollën për elektricist, ndoshta do ik edhe ai nuk është profesion që paguhet.’’

Secili person që takonim, pyetja e parë ishte se nga vinim dhe pse kishim dalë në Tropojë.

‘’A kosovarë jeni ju, kemi shumë respekt për kosovarët.’’- ishin përgjigjet e zakonshme kur kuptonim se vinim nga Kosova.

Mirëpo, asnjëri nuk na tha “shqiptarë të Kosovës jeni’’, por ‘’kosovar’’.

Për ne nga Kosova, përgjigja e zakonshme kur kuptojmë se dikush vije nga Shqipëria është “nga Shqipëria jeni, nga cili vend i Shqipërisë”, që të kemi një imazh më të qartë se nga cila zonë janë.

Po të pyes dikë nga Kosova se ku i bie Mamurrasi, gjasat janë shumë të larta që din pozitën gjeografike të Mamurrasit, e mos të flasim për qytetet e mëdha.

Ndoshta është koha që ne të ofendohemi nga pyetjet që bëjnë shqiptarët nga Shqipëria për ne kosovarët. Jemi shqiptar nga Kosova, por edhe kosovar nga Kosova si na quajnë ata nga Shqipëria.

Tregimi do të vazhdojë më përgjigjet e qytetarëve nga Tirana, lidhur me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme