Zjarri në kishën në Egjipt, mes viktimave edhe shumë fëmijë - NACIONALE

Zjarri në kishën në Egjipt, mes viktimave edhe shumë fëmijë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një kishë disa kilometra larg kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Pas zjarrit, presidenti i vendit Abdel Fattah al Sisi ka thënë se është duke ndjekur zhvillimet nga afër mes frikës së shumë nga viktimat mund të jenë fëmijë.

Burimet për agjencinë e lajmeve Reuters kanë thënë se zjarri elektrik ka shpërthyer ndërsa në kishë ishin mbledhur 5,000 besimtarë për meshë. Është bërë e ditur se zjarri ka bllokuar një hyrje të kishës duke shkaktuar një rrëmujë, ndërsa besohet se shumica e të vrarëve janë fëmijë.

Duke cituar zyrtarë shëndetësorë dhe burime të sigurisë, Kisha Kopte e vendit ka bërë të ditur numrin e të vdekurve duke thënë se të paktën edhe 14 persona të tjerë janë plagosur.

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt dhe ne pamë tym që dilte nga kati i dytë”, është shprehur Yasir Munir, një adhurues në kishë, duke shtuar se ai dhe vajza e tij ishin në katin përdhesë dhe ishin në gjendje për të ikur.

Ndërkohë, Maher Murad ka thënë për Reuters se pas lutjeve ai ishte larguar nga kisha duke e lënë motrën e tij aty.

“Sapo u largova nga kisha vetëm 10 metra, dëgjova zhurmën e britmave dhe pashë tym të dendur. Pasi zjarrfikësit shuan zjarrin, unë njoha trupin e motrës sime. Trupat ishin të gjithë të djegur dhe shumë prej tyre janë fëmijë që ishin në një dhomë çerdhe në kishë."

Ministria e Brendshme tha se në orët e para të mëngjesit ka pranuar një raport për zjarrin duke thënë se kishte shpërthyer në një kondicionet në katin e dytë të ndërtesës.

Pas kësaj tragjedie, zyra e presidentit të vendit ka bërë të ditur se presidenti Abdel Fattah al Sisi ka folur me telefon me Papan e krishterë koptik Taëadros II për të shprehur ngushëllimet e tij.

“Po ndjek nga afër zhvillimet e aksidentit tragjik”, shkroi al Sisi në Facebook.

“I drejtova të gjitha agjencitë dhe institucionet shtetërore që të marrin të gjitha masat e nevojshme, dhe menjëherë të përballen me këtë aksident dhe pasojat e tij,” ka shtuar ai.

Zjarri i së dielës është një nga tragjeditë më të rënda të zjarrit në vitet e fundit në një vend ku standardet e sigurisë dhe rregullat e zjarrit zbatohen dobët.

Edhe në mars të vitit të kaluar, një zjarr në një fabrikë veshjesh pranë Kajros vrau të paktën 20 persona dhe plagosi 24 të tjerë.

Lajme të ngjashme