E pabesueshme, pastruesja bëhet deputete në Francë, e mund ish-ministren e Macron
Deputetja e sapozgjedhur Rachel Keke thuhet se është pastruesja e parë që bëhet deputete e parlamentit në Francë.
Keke është kthyer në një simbol të ringjalljes së fundit të së majtës franceze, e cila doli si forca kryesore opozitare në parlamentin francez ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, ndërsa ka fituar kundrejtë rivales së saj, ish-ministres së sportit, Roxana Maracineanu.
Keke më parë ishte punonjëse e mirëmbajtjes në hotel, e njohur për udhëheqjen e një prej grevave më të gjata të hoteleve në historinë franceze, duke bërë një fushatë të suksesshme për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
E ndërsa, disa nga mbështetësit e saj e kanë quajtur fitoren e saj si "fitore e të pazërit". Pas fitores, Rachel ka thënë se do të jetë një deputete shembull.
“Do të jem një deputete shembull. Mos u brengosni, Racheli nuk ndryshon. Jam zëri i atyre që s’kanë zë. Jam një shërbyese, pastruse, rojë sigurie, ndihmëse shtëpie. Jam çdo punë e padukshme dhe në Asamblenë Kombëtare, këto punë do të bëhen të dukshme," është shprehur Keke.
Deputetja e re e zgjedhur ka premtuar të mbrojë të drejtat e klasës punëtore të Francës.