Zelensky u drejtohet rusëve: Putini po ju shkatërron - NACIONALE

Zelensky u drejtohet rusëve: Putini po ju shkatërron

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Duke iu përgjigjur fjalimit të Vitit të Ri nga presidenti rus Vladimir Putin, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u është drejtuar rusëve duke ju thënë se lideri i tyre po shkatërron vendin e tyre.

Ndërsa po komentonte fjalimin e Putinit i cili ishte i rrethuar nga trupat ushtarake, Zelensky tha se Putin po fshihej pas trupave të tij, e nuk po i udhëhiqte ato.

Një ditë pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse ruse në të gjithë Ukrainën, Zelenksy tha se ukrainasit nuk do ta falnin Rusinë. Këto sulme lanë të vdekur një person, ndërsa plagosën dhjetëra të tjerë.

Kujtojmë se Rusia, ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka shënjestruar civilët, por Putin ka pranuar së fundmi se ka goditur objekte kritike të energjisë. E presidenti ukrainas tha se ata që kryen sulmet e së shtunës ishin cnjerëzor dhe se do të “humbnin”.

Më pas duke folur në rusisht, Zelensky ju drejtua rusëve, duke thënë:

"Udhëheqësi juaj dëshiron t'ju tregojë se ai po udhëheq nga fronti dhe ushtria e tij është pas tij. Por në fakt ai fshihet. Ai fshihet pas ushtrisë së tij, raketave të tij, mureve të rezidencave dhe pallateve të tij. Ai fshihet pas jush dhe po djeg vendin dhe të ardhmen tuaj. Askush nuk do t'ju falë për terrorin. Askush në botë nuk do t'ju falë për këtë. Ukraina nuk do t'ju falë," është shprehur ai.

Ai po fliste në përgjigje të fjalimit të Putinit për Vitin e Ri, i cili po transmetohet për secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë, siç pritet viti 2023.

Udhëheqësi rus u përpoq të mblidhte njerëzit pas trupave të tij që luftonin në Ukrainë, duke thënë se e ardhmja e vendit ishte në rrezik.

Në një humor luftarak, Putin tha: "Ne e dinim gjithmonë, dhe sot na është konfirmuar përsëri, se një e ardhme sovrane, e pavarur dhe e sigurt për Rusinë varet vetëm nga ne, nga forca dhe vullneti ynë."

Në fjalën e tij, ai e paraqiti pushtimin e territorit sovran të Ukrainës si "mbrojtje të popullit tonë dhe tokave tona historike" dhe tha se "drejtësia morale dhe historike është në anën tonë".

Putin akuzoi gjithashtu Perëndimin për "provokimin" e Moskës për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

"Perëndimi gënjeu për paqen. Ai po përgatitej për agresion... dhe tani ata po përdorin në mënyrë cinike Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë," u shpreh ai.

Lajme të ngjashme