Zelensky i ashpër me NATO-n: Anëtarësimi Ukrainës po lihet në pazar për bisedimet me Rusinë - NACIONALE

Zelensky i ashpër me NATO-n: Anëtarësimi Ukrainës po lihet në pazar për bisedimet me Rusinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur kritika të ashpra ndaj udhëheqësve të NATO-s, duke thënë se duket që nuk ka gatishmëri as për ta ftuar vendin e tij në aleancë e as për ta bërë anëtare. Ai ka bërë një pretendim edhe më të rëndë, duke e akuzuar NATO-n se, me këtë sjellje, po e motivon Rusinë që ta vazhdojë terrorin e saj.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të presidentit Ukrainës, që e ka publikuar në “Twitter”:

“Ne i çmojmë aleatët tanë. E çmojmë sigurinë tonë të përbashkët dhe gjithmonë çmojmë një bisedë të hapur. Ukraina do të përfaqësohet në samitin e NATO-s në Vilnius. Sepse ka të bëjë me respektin.

Por edhe Ukraina meriton respekt. Tani, rrugës për në Vilniues, ne pranuam sinjale se një formulim i caktuar është duke u diskutuar pa Ukrainën.

Dhe do të doja që të theksoj që ky formulim ka të bëjë me ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s, jo për anëtarësimin e Ukrainës.

Është e pashembullt dhe absurde, kur korniza kohore nuk është caktuar as për ftesën, as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë, njëkohësisht, formulimi i paqartë për “kushte” shtohet edhe për ftesën ndaj Ukrainës.

Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO, as për ta bërë anëtare të Aleancës.

Kjo nënkupton që një dritare e mundësisë po lihet për ta vënë në pazar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në bisedimet me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo nënkupton motivim për ta vazhduar terrorin e saj.

Paqartësia është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj këtë haptazi në samit."

Lajme të ngjashme