Zelensky befason me shifrën: Ushtria ukrainase kërkon 500 mijë trupa më shumë për t’u mobilizuar
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur rreth luftës kundër Rusisë, duke treguar numrin e ushtarëve që kërkohet për t’u mobilizuar.
Siç raporton “The Guardian”, Zelensky ka theksuar se ushtria i ka kërkuar për 450-500 mijë njerëz për t’u mobilizuar në ushtri. Megjithatë, Zelensky ka njoftuar se nuk ka ende një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Zelensky deklaroi në një konferencë për shtyp në Kiev se zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë do të diskutonin "këtë çështje shumë të ndjeshme të mobilizimit" dhe se parlamenti pastaj do ta shqyrtonte të njëjtën.
Tutje, Zelenskiy tha se kryerja e një mobilizimi në një shkallë të tillë do të kërkonte financim shtesë.