Zelenskiy: Sot, Ukraina çliroi tre vende të tjera në rajonin Kherson
Forcat ukrainase çliruan sot tre vende të tjera në rajonin jugor të Khersonit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për vendbanimet Novovoskresenske, Novohrihorivka dhe Petropavlivka, të cilat ndodhen në verilindje të qytetit Kherson.
Ato vendbanime u çliruan në 24 orët e fundit, shtoi Zelenskiy, duke thënë se kundërofensiva ukrainase po vazhdon. /Nacionale/