Wintour: Biden i bëri një dhuratë të madhe Putinit me fjalët që tha në Varshavë - NACIONALE

Wintour: Biden i bëri një dhuratë të madhe Putinit me fjalët që tha në Varshavë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fund të një vizite pa të meta në Evropë, gjatë së cilës ai u fokosua në mjerimin që po i sjellte Vladimir Putini Rusisë, Joe Bideni e mbylli fjalimin 27 minutësh të shunën mbrëma në Varshavë duke sjellë në mendje imazhin e një presidenti amerikan më pak popullor – George W Bushit – kur kishte thënë: “Për hir të zotit, ky burrë s’duhet të mbetet në pushtet.”

Presidenti amerikan më herët e kishte quajtur Putinin vrasës, bandit, kriminel lufte (shën. i përkthyesit: pas rekomandimit të Vjosa Osmanit) dhe kasap, por kurrë nuk kishte avokuar për ndryshim regjimi, duke rrezikuar kthimin e luftës për mbrojtjen e Ukrainës në një luftë më të njohur të agresionit amerikan.

Bideni mund të thotë që ishte shprehje personale, por gjatë fushatës së tij zgjedhore ai shpesh është shprehur se sa shumë rëndësi kanë fjalët e presidentit amerikan dhe se si duhen matur ato. Sipas atij vetë, ai s’do të ishte llafazani i Twitterit si njeriu të cilit i zuri vendin, Donald Trumpi.

Ishte e qartë nga mënyra se si këshilltarët e Shtëpisë së Barhdë shmangën çfarëdo komenti për mediat se rreshtat e fundit nuk ishin pritur dhe se për to vyente sqarimi. Nuk ishte hera e parë që fjalët e tij jashta-skenarit kishin kërkuar punë të mëtejme zyrtare.

Këshilltarët e shtypit u përpoqën ta zhbënin dëmin, duke i interpretuar fjalët e Bidenit si deklarata pa qëllim, e lëre më si plan për veprim, por si shprehje personale të neverisë morale. Më vonë, një zyrtar shpjegoi: “Poenta e presidentit ishte që Putini nuk mund të lejohet që të ushtrojë pushtetin mbi fqinjtë e tij apo në rajon. Ai nuk po diskutonte pushtetin e Putinit në Rusi e nuk po kërkonte ndërrim regjimi.”

Por, komentet e tij nuk ishin të përputhshme me atë që tha qeveria britanike se sanksionet për Rusinë mund të hiqeshin nëse Putini largohej nga Ukraina.

Në fund të një muaji që kishte një qëllim të vetëm lufte – mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës – pozicioni papritmas është mjegulluar. Ishte një dhuratë që i vyente shumë Moskës. Të aftë që ta paraqesin gjithnjë Washingtonin si ngucakeqin imperialist, Moska u ngut të pretendonte pas komenteve të Bidenit se – liderët amerikanë – nuk zgjedhin presidentin e tyre. Këto komente lënë shumë ndërmjetësues të kësaj krize – Turqinë, Katarin dhe Kinën – përballë një detyre më të vështirë në bindjen e Putinit se ka ndonjë mundësi për t’u kthyer mbrapsht. Tash është o krejt o asgjë. Presidenti amerikan ka djegur urat e tij me Rusinë dhe se nuk ka asnjë kuptim të negociosh, do të argumentojë Moska, qoftë nëse e beson një gjë të tillë ose jo.

Richard Haas, kryesuesi i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, tha: “Presidenti (Biden) veç sa i zgjeroi ambicjet amerikane për luftën, duke bërë thirrje për ndryshim të regjimit. Sidoqoftë, sado ta dëshironim, nuk është në mundësinë tonë që ta realizojmë këtë gjë. Plus kjo çon në rrezikun që Putini ta shohë këtë gjë si një luftë deri në fund, duke rritur shanset se do të eskalojë.”

Ka shumë zëra që janë ngurrues të mbrojnë Amerikën pas 11 shtatorit. Ka shumë që nuk janë të përgatitur ta shohin konfliktet në termet e thjesht të mirës kundër të keqes, apo të harrojnë 30 vitet e kaluara.

Komentin e plotë nga Patrick Wintour mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme