Vuçiqi tregon se çfarë i ka thënë sulmuesi policisë për motivin e sulmit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë hollësi për arrestimin e sulmuesit masiv që vrau tetë persona e plagosu 13 të tjerë mbrëmë në disa fshatra jo shumë larg Beogradit, përfshirë motivin e tij.
Në konferencën e tij për gazetarë, presidenti serb tregoi hollësi të reja për arrestimin e sulmuesit pas kërkimit 9-orësh me rreth 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
“Terroristi nga Mladenovaci tha se motivi për sulmin e tij të përgjakshëm ishte nënçmimi… Në Serbi, ai vesh një maicë me përshëndetjen e Hitlerit dhe e madhëron Hitlerin, bërllok, dhe kur u arrestua, u tha policëve: Repsekt, respekt”- tha Vuçiqi, raporton mediumi "Kurir".
Presidenti serb shtoi se sulmuesi nga Mladenovaci e përsëriste vazhdimisht fjalën “përçmim”. “Ai e tha këtë qindra herë, kur u pyet për motivin e sulmit”- shtoi Vuçiqi.
“Kur dëgjova se çfarë po ndodhte, dola nga shtëpia, por tashmë ishte shumë vonë, ndoshta do të më vriste edhe mua. I thirrëm policinë dhe ambulancën. U munduam që t’i ndihmonim fëmijët. Zemra po më thyhet dhe nuk ndihem mirë shkaku i skenës që e gjetëm mbrëmë”- tha një banor.
“Fëmijëve po u rridhte gjak, ne i bartëm. Ata rënkonin, ne ua shtypnim plagët, gjithçka ishte plot gjak”- shtoi ai.
Masakra e re në Serbi ndodhi më pak se dy ditë pas sulmit në një shkollë të Beogradit, ku një nxënës vrau një rojë dhe tetë nxënës si dhe plagosi disa të tjerë.
