Çfarë mesazhi fshihet prapa përshkrimit në maicën e sulmuesit masiv në Serbi? - NACIONALE

Çfarë mesazhi fshihet prapa përshkrimit në maicën e sulmuesit masiv në Serbi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar një fotografi të autorit të dyshuar të sulmit masiv, me ç’rast u vranë tetë persona. Si duket, në maicën e tij fshihet një porosi që nuk kuptohet nga shumica e njerëzve.

Vëmendja kryesore ishte tek arrestimi i të riut dhe askush nuk e vërejti përshkrimin në rrobën e tij, në të cilën nuk vërehet ndonjë gjë e jashtëzakonshme në shikim të parë.

Megjithatë, presidenti serb, në një konferencë për gazetarë, tregoi se çfarë është marrë vesh për të dyshuarin, duke e theksuar faktin se i riu kishte një simbol të fshehtë nazist në rrobën e sipërme.

“Generation 88 on tour”- shkruhet në rrobën e sulmuesit masiv. Aty është edhe harta e tri shteteve evropiane – Spanjës, Francës dhe Italisë.

Numri 88 e përfaqëson përshkrimin HH, shkronja e tetë e alfabetit të anglishtes, duke iu referuar përshëndetjes naziste “Heil Hitler”.

Lajme të ngjashme