Vritet një izraelit gjatë ngasjes së veturës në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Vritet një izraelit gjatë ngasjes së veturës në Bregun Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë izraelit në të tridhjetat u vra të enjten në Bregun Perëndimor, pasi u qëllua me armë dhe vetura që po e drejtonte u rrokullis afër qytezës Bayt Lid të Bregut Perëndimor.

Shërbimi ambulantor izraelit, “Magen David Adom”, tha se mjekët e tij e gjetën veturën të kthyer përmbys në shkurre, buzë Rrugës 557, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Drejtuesi i veturës, burrë në të tridhjetat, ishte pa vetëdije, pa puls, pa frymëmarrje dhe me plagë [nga arma e zjarrit]. I kryem testet mjekësore dhe pas një kohe të shkurtër u desh që ta shpallnim vdekjen e tij”- tha mjeku Bentzi Landsberg.

Ushtria izraelite nisi një operacion kërkimi për t’i kapur autorët e këtij sulmi dhe ishte duke vendosur bllokada rrugore në atë zonë.

Sulmi ndaj ngasësit të veturës ndodhi në kohën e tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor e Jerusalemin Lindor, përderisa ushtria izraelite po Lufton me Hamasin në Rripin e Gazës.

Lajme të ngjashme