Vritet edhe një rreshter izraelit gjatë luftimeve në Gaza - NACIONALE

Vritet edhe një rreshter izraelit gjatë luftimeve në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se një ushtar tjetër u vra gjatë luftimeve kundër Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës të enjten.

Ushtari i vrarë është identifikuar si Rreshter Gilad Rozenblit, 21 vjeç, mjek lufte i Batalionit të 52-të të Brigadës së 401-të të Forcave të Blinduara.

Rozenbliti ishte nga komuniteti verior, Ginegar, raporton gazeta izraelite, “The Times of Israel”.

Vdekja e tij e çon në 36 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelite që janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor të ushtrisë izraelite.

Lajme të ngjashme