Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia i vazhdon sulmet pareshtur - NACIONALE

Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia i vazhdon sulmet pareshtur

3 javë më parë

nga NACIONALE

Tre civilë janë vrarë të dielën nga një sulm rus në rajonin juglindor Zaporizhja, teksa Rusia i vazhdoi sulmet ajrore dhe të artilerisë ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Dy burra dhe një grua vdiqën nën gërmadhat e shtëpisë së tyre, e cila u godit nga një predhë ruse”, tha guvernatori lokal, Ivan Fedorov, në Telegram.

Federov tha se një person tjetër u plagos kur forcat ruse e bombarduan qytetin me raketahedhës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se Rusia i kreu 88 sulme ajrore gjatë natës, duke i lëshuar 17 dronë Shahed dhe 10 raketa. /REL

Lajme të ngjashme