Vriten në Gaza edhe një nënkolonel e një rreshter i ushtrisë izraelite - NACIONALE

Vriten në Gaza edhe një nënkolonel e një rreshter i ushtrisë izraelite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka njoftuar për vrasjen e një nënkoloneli e të një rreshteri gjatë luftimeve në Gaza të mërkurën.

Sipas njoftimit, të publikuar edhe nga gazeta “The Times of Israel”, të vrarët janë:

Nënkolonel Yochai Gur Hershberg, 52 vjeç, nga Havat Philip-i, komandant i një njësie në Divizionin e 98-të, i ngarkuar me detyrën e lokalizimit të personave të zhdukur. Ai ishte pjesëtar i forcave rezervë dhe u vra gjatë një përplasjeje me veturë.

Rreshter i Klasës së Parë Yehonatan Malka, 23 vjeç, nga Beersheba, ushtar në Brigadën e 7-të të Blinduar të Batalionit të 82-të, i cili u vra gjatë luftimeve në Gaza.

Të martën, ushtria izraelite raportoi për vrasjen e dy rreshterëve e një kapiteni gjatë luftimeve në Gaza.

Për më shumë, mund ta lexoni artikullin e mëposhtëm:

Lajme të ngjashme