Thellohen humbjet e ushtrisë izraelite, i vriten dy rreshterë e një kapiten në Gaza - NACIONALE

Thellohen humbjet e ushtrisë izraelite, i vriten dy rreshterë e një kapiten në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka njoftuar se i janë vrarë edhe tre ushtarë të rinj gjatë luftimeve në Gaza. Kështu, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë nga fillimi i ofensivës tokësore shkoi në 78.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, për të cilin raportoi gazeta “The Times of Israel”, të vrarët janë:

Rreshter Yakir Yedidya Schenkolewski, 21 vjeç, nga Migal Oz-i, pjesëtar i Brigadës së 188-të të Blinduar të Batalionit të 53-të;

Kapiten Eitan Fisch, 23 vjeç, nga Peudel-i, oficer në Brigadën e 188-të të Blinduar të Batalionit të 53-të;

Rreshter Tuval Yaakov Tsanani, 20 vjeç, nga Kiryat Gat-i, ushtar në Brigadën e 188-të të Blinduar të Batalionit të 53-të.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se katër ushtarë të tjerë janë plagosur seriozisht gjatë luftimeve në pjesën veriore të Gazës.

Lajme të ngjashme