Ish-shefi i inteligjencës izraelite ia kërkon dorëheqjen e menjëhershme Netanyahut - NACIONALE

Ish-shefi i inteligjencës izraelite ia kërkon dorëheqjen e menjëhershme Netanyahut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i agjencisë izraelite të sigurisë, Shin Bet, i bëri thirrje të hënën kryeministrit të Izraelit, Benjanim Netanyahu, që të japë dorëheqje menjëherë.

Në një artiull të publikuar nga televizioni “Channel 12”, ish-drejtori Yuval Diskin tha se sjellja e Netanyahut pas 7 tetorit “shpjegon mirë pse ai duhet të shkojë në shtëpi tani”, raporton agjencia“Anadolu”.

Diskini shtoi se Netanyahu dukej “i mposhtur e indiferent” gjatë dy javëve të para pas 7 tetorit, pasi ai refuzoi që ta pranonte përgjegjësinë për sulmin e Hamasit.

“Në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjedhim një udhëheqësi të re, të besueshme e të përulur që e do popullin e vet, jo veten”- tha ish-zyrtari i lartë izraelit.

Netanyahu është duke u ballafaquar me shpeshtim të kritikave për mosmarrjen e përgjegjësisë për sulmin e Hamasit ndaj qytezave kufitare izraelite më 7 tetor.

Sipas një sondazhi të zhvilluar rishtazi nga Instituti Hulumtues “Lazar” për gazetën e përditshme izraelite, “Maariv”, vetëm 27 për qind e izraelitëve besojnë se Netanyahu është personi i duhur për ta udhëhequr Qeverinë.

Në bazë të përgjigjeve në këtë anketë, 49 për qind e izraelitëve besojnë se Benny Gantz, kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, është figura më e mirë për ta udhëhequr vendin.

Izraeli e rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas një pauze njëjavore humanitare me Hamasin. Palët dështuan që të arrinin marrëveshje për zgjatjen e afatit të armëpushimit dhe për këtë e kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që menaxhohet nga Hamasi, të paktën 15 mijë e 899 palestinezë janë vrarë e mbi 42 mijë të tjerë janë lënduar që nga fillimi i luftës.

Lajme të ngjashme