Vrasësi që punon për mafian tregon saktësisht sa kushton për ta vrarë dikë
A mund t'i vësh çmim jetës së dikujt? Çka për vrasjen?
Një vrasës i vërtetë që punon për mafian ka shpjeguar sa kërkon për ta eleminuar dikë - dhe e thotë me aq nënshalancë sa do ta rekomandoja të evitoni qoftë edhe dikë që duket si ky.
Intervistuesi, Max Kurschner, i bënte pyetje “Joey” vrasësit, i cili sapo kishte shkruar një libër madje duke treguar jetën e një mafiozi.
Ju me siguri po mendoni se të shkruani një libër për sekretet e mafias është punë shumë e rrezikshme. Por, ky burrë ishte amator.
Në librin e tij ku zbulon gjithçka, të publikuar më 1973 dhe të quajtur "Joey", ai tregon se ka vrarë 38 burra - me 35 që ishin vrasje të kontraktuara direkt nga mafia, derisa tre të tjerët ishin vrasje hakmarrjeje në burra që më herët ishin munduar ta vrisnin atë.
Në fakt, "Joey" besonte aq shumë në vete sa foli edhe më hapur për stilin e jetës së rrezikshme në spektaklin amerikan The David Suksskind Show, duke treguar llojlloj detaji.
I pyetur sa kërkon për të vrarë dikë, "Joey" u përgjigj: "Sot, është 20 mijë dollarë".
Tash, 20 mijë mund të duket si çmim ofendues, por xhirimet vijnë nga katër dekada më parë.
Kështu që mund të qëndroni të qetë tash se nëse dikush është paguar t'iu vras, me siguri është paguar më shumë se 20 mijë.
Tutje, ai zbuloi se nëse i kërkohej të vriste dikë "të jashtëzakonshëm", do të kushtonte më shumë.
"Kur dëshiruan të vrisnin Joey Gallo, oferta ishte 50 mijë por e refuzova".
I pyetur pse e refuzoi këtë vrasje, ai shpjegoi: "Sepse më pëlqen Joey Gallo, ishte mik i mirë i imi, ishte djalosh i ndershëm, nuk më intereson çka thonë tërë këta majmunë".
Joe Gallo, i cili gjithashtu njihej si "Joe i Çmendur", ishte një mafioz i njohur në Nju Jork më herët.
Ai po darkonte në lagjen "Little Italy" të Manhatan me familjen në prill të vitit 1973, kur mbi të u shtë për vdekje me armë zjarri nga katër persona.
Por vrasësi në fjalë, "Joey", thotë se nuk ishte i përfshirë në atë krim.
Kur ai pranon një punë, thotë se i merr paratë në avans, duke shpjeguar se nuk ekziston diçka si kontratë zyrtare për ta kryer punën.
"Oh, kur merr paratë, kontratë është fjala jote, fjala është lidhja jote".
Dhe kur dikush paguan atë për ta vrarë dikë dhe pastaj ndërron mendje?
"I mbaj paratë", thotë ai.
