Unë dhe bashkëshortja s'kemi bërë seks qe 15 vjet, prej atëherë s'e kam parë cullak - a të ndahem? - NACIONALE

Unë dhe bashkëshortja s'kemi bërë seks qe 15 vjet, prej atëherë s'e kam parë cullak - a të ndahem?

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Kam qenë i martuar për më shumë se 30 vite, por gruaja ime kohë më parë më kishte thënë se nuk donte marrëdhënie seksuale dhe ne nuk kemi bërë fare dashuri në 15 vitet e fundit. Madje edhe më herët, seksi ishte i rrallë. Besoj se gruaja ime ka një urrejtje të thellë për trupin e saj - nuk e kam parë asnjëherë atë në 15 vitet e fundit ndryshe, përveç se të veshur tërësisht; ajo bën dush prapa dyerve të mbyllura dhe fle ndaras (për shkak të gërhatjes time). Kisha një aferë 25 vite më parë dhe ishte fantastike të ndihesha i dashur nga dikush, por për hir të fëmijëve, ndalova. Vazhdova me karrierë dhe ofrova për familjen. Tash jam në të 60-at dhe i dëshpëruar. Thjesht dua të ndihem se dikush më do dhe të kem marrëdhënie fizike. E di se tingëllon patetike, por ndihem i dëmtuar nga gjithë kjo - sepse jam dëshpërimisht i vetmuar dhe i frustruar. Frustrohem kur gruaja flet me njerëz për martesën tonë, pasi është rrëmujë. Nuk dua ta prish familjen, por nuk di çka të bëj tjetër.


Përgjigja e psikoterapeutes, Pamela Stephenson Connolly

Më vjen keq që po e ndjen këtë dhimbje dhe inat. Shumë njerëz në situatën tënde thjesht krijojnë jetën e tyre dhe kanë marrëdhënie tjera - dhe do të ishte e kuptueshme nëse kjo është diçka që ju po e konsideroni, pavarësisht rreziqeve. Monogamia nuk është e lehtë për askë. Nëse mendon se është e mundur të fillosh një bisedë gjentile me gruan tënde ku ju mund të ndani ndjenjat në një mënyrë jo fajësuese, atëherë provoje. Ju meritoni të dëgjoheni - njëjtë edhe ajo. Ndoshta ju do të gjeni një rrugë mirëkuptimi të përbashkët (kjo mund të arrihet me ndihmën e një këshilluesi të mirë). Inati që ndjeni po ndikon te ju, siç po bën edhe vetmia dhe frustrimi - dhe do të ishte e dobishme të kërkoni ndihmë për ta liruar. Shndërroje në mision gjetjen e mbështetjes dhe mirëkuptimit të nevojave tua.

Lajme të ngjashme