Video - Rusët qëllojnë nga automjetet e blinduara në qendër të Khersonit të pushtuar - NACIONALE

Video - Rusët qëllojnë nga automjetet e blinduara në qendër të Khersonit të pushtuar

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një video e të shtënave në qendër të qytetit Kherson, kryeqyteti i rajonit jugor nën pushtimin rus, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Konflikti në qendër të Khersonit ka ndodhur mbrëmë vonë dhe Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën se kanë provokuar të shtënat. Në video shihet se si një mjet i blinduar rus hapi zjarr, por nuk mund të shihni se ndaj kujt po qëllojnë.

Kujtojmë se ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë në rajonin Kherson, i cili u pushtua nga Rusia në javët e para të pushtimit.

Çfarë thonë ukrainasit dhe çfarë thonë rusët?

Mbrëmë, mediat pro-ruse transmetuan pamjet që tregojnë një shkëmbim zjarri pranë dy automjeteve të blinduara pranë stacionit kryesor hekurudhor në Kherson. Administrata pro-ruse më pas njoftoi se forcat ruse kishin shkatërruar grupin e sulmuesve.

“Ka pasur një përleshje mes një patrulle ruse dhe një grupi të paidentifikuar njerëzish në qendër të Khersonit”, njoftuan autoritetet pro-ruse në Telegram.

Mëngjesin e sotëm për të shtënat foli edhe zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, Natalija Gumenyuk, e cila tha: “Të shtënat dhe shpërthimi i djeshëm në Kherson janë provokim nga pushtuesit”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme