Video: Astronautët kthehen në tokë pas më shumë se nëntë nuajsh të bllokuar në hapësirë
Astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, më në fund u rikthyen në Tokë të martën, duke i dhënë fund një sageje që nisi me një fluturim të dështuar testues më shumë se nëntë muaj më parë.
Kapsula e tyre e SpaceX-it u ul me parashutë në Gjirin e Meksikës në orët e mbrëmjes, disa orë pasi u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Zbritja ndodhi pranë brigjeve të Tallahassee, Florida, duke i dhënë fund udhëtimit të tyre të paplanifikuar.
Splashdown confirmed! #Crew9 is now back on Earth in their @SpaceX Dragon spacecraft. pic.twitter.com/G5tVyqFbAu
— NASA (@NASA) March 18, 2025
Gjithçka nisi me një fluturim testues të pasuksesshëm të Boeing-ut pranverën e kaluar.
Dy astronautët fillimisht pritej të qëndronin në hapësirë vetëm për rreth një javë pas nisjes me kapsulën e re Starliner të Boeing-ut më 5 qershor. Megjithatë, problemet e shumta që hasën gjatë rrugës për në stacionin hapësinor bënë që NASA ta kthente Starliner-in bosh në Tokë dhe të transferonte Wilmore dhe Williams në një kapsulë të SpaceX-it, duke e shtyrë kthimin e tyre në shkurt. Pastaj, edhe SpaceX u përball me vonesa të tjera, duke i mbajtur në hapësirë edhe për një muaj më shumë, shkruan AP.
Më në fund, me mbërritjen e ekuipazhit të ri të dielën, Wilmore dhe Williams mundën të largoheshin. NASA vendosi t’i kthente më herët për shkak të kushteve të pasigurta atmosferike gjatë javës.
Në vend të një jave, Wilmore dhe Williams kaluan plot 286 ditë në hapësirë – 278 ditë më shumë se sa ishte parashikuar. Gjatë kësaj periudhe, ata rrotulluan Tokën 4,576 herë dhe udhëtuan 195 milionë kilometra deri në momentin e uljes. Qëndrimi i papritur i astronautëve në hapësirë tërhoqi vëmendjen e botës.