Vdes “kasapi i Hamas”, Rifaat al-Assad, xhaxhai i ish-presidentit sirian - NACIONALE

Vdes “kasapi i Hamas”, Rifaat al-Assad, xhaxhai i ish-presidentit sirian

3 javë më parë

nga Nasuf Abdyli

Rifaat al-Assad, i njohur nga kritikët si “kasapi i Hamas” për shkak të shtypjes së një kryengritjeje islamike në këtë qytet më 1982 para se të mundohej pa sukses që të ngjitej në pushtet e të shkonte në ekzil, vdiq të martën.

Ai është vëlla i ish-presidentit të ndjerë sirian, Hafez al-Assad dhe xhaxha i ish-presidentit tjetër, Bashar al-Assad.

Ish-oficer ushtarak që e ndihmoi Hafez al-Assadin ta merrte pushtetin përmes puçit të vitit 1970 dhe ta vendoste sundimin e tij të hekurt, Rifaati vazhdoi që t’i ushqente ambiciet për president gjatë viteve të tij në ekzil, kryesisht në Francë. Ai u kthye në Siri në vitin 2021, para se të largohej përsëri më 2024 pas rrëzimit të nipit të tij, Basharit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kur Hafezi vdiq në vitin 2000, Rifaati ishte ankuar për kalimin e pushtetit te Bashari dhe e kishte shpallur veten pasardhës legjitim në atë që do të dëshmohej si sfidë e pasuksesshme për pushtet.

Ai u shfaq përsëri në vitin 2011, në kohën kur Siria ishte kapluar nga rebelimi, duke i bërë thirrje nipit që të jepte dorëheqje shpejt në mënyrë që të shmangej lufta civile. Sidoqoftë, Rifaati gjithashtu ishte munduar që ta largonte fajin nga nipi Bashar, duke thënë se revolta kundër pushtetit të tij ishte për shkak të grumbullimit të disa gabimeve.

Më shumë se një dekadë më vonë, Bashari, ende në pushtet në atë kohë, e kishte lejuar xhaxhanë që të kthehej në atdhe, duke e ndihmuar që të ikte nga burgu në Francë, ku ishte shpallur fajtor për përvetësimin e pronave me vlera milionëshe duke përdorur fonde të devijuara nga shteti sirian.

Kur Bashari u rrëzua nga pushteti në fund të vitit 2024, Rifaati ishte munduar që të ikte përmes një baze ajrore ruse, por i ishte ndaluar hyrja dhe më pas kaloi në Liban, duke u dërguar matanë një lumi mbi shpinën e një bashkëpunëtori të afërt, sipas një burimi që kishte njohuri të drejtpërdrejta për incidentin.

Rifaati ishte bërë figurië e fuqishme në regjimin e Asafëve pas puçit të vitit 1970. Ai e komandonte besnikërinë e forcave elite që e kishin shtypur kryengritjen e Vëllazërisë Myslimane në Hama më 1982, njëra nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit të Hafez al-Assadit gjatë pushtetit të tij 30-vjeçar.

Sulmi shkatërrues trejavor, në të cilin u vranë më shumë se 10 mijë njerëz, është përshkruar shpesh si model për atë se si Assadi do ta trajtonte rebelimin kundër pushtetit të tij rreth tri dekada më vonë.

Në marsin e vitit 2024, Zyra e Kryeprokurorit të Zvicrës tha se do ta vinte para gjyqit Rifaat al-Assadin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për veprimet e tij në Hama./Nacionale

Lajme të ngjashme