Uragani “Beryl” shkakton shkatërrim në Karaibe, të paktën katër të vdekur
Së paku katër persona kanë vdekur, pasi uragani “Beryl” shkaktoi “shkatërrim pothuajse të plotë” në disa ishuj të vogël e të cenueshëm të Karaibeve.
Uragani i fuqishëm, që tani po lëviz drejt Xhamajkës, ishte fuqizuar deri në kategorinë e pestë. Edhe pse stuhia tashmë është kthyer në kategorinë e katërt, Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA-së po paralajmëron se uragani ende pritet të sjellë “erëra shkatërruese me forcë uragani” dhe ngritje valësh me rrezik për jetën në disa pjesë të Xhamajkës si dhe në Ishujt Kanarie, raporton gazeta “The Guardian”.
Të martën, Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA-së tha se “syri” i stuhisë po lëvizte shpejt drejt jugut të Hispaniolas, ishulli që ndahet mes Haitit dhe Republikës Dominikane.
“Beryl”, uragani i parë sezonal në Oqeanin Atlantik për këtë vit dhe stuhia më e hershme e regjistruar ndonjëherë që e ka arritur kategorinë më të lartë, la pas vetes “shkatërrim të plotë” në Grenada dhe Shën Vincent e Grenadine.
Sipas raportimeve të hershme nga dy vendet me shumë ishuj, qindra ndërtesa, përfshirë shtëpi, shkolla, spitale e stacione policie, janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar tërësisht.
Imagen satelital de #Beryl huracán categoría 4.
— A X L (@SirHijoDPuta) July 1, 2024
Amigos de la península, los vamos a extrañar. pic.twitter.com/lg7XV6PDCJ
Të paktën 90 për qind e strukturave të ndërtesave besohet të jenë prekur në ishullin Grenadine.
Pati edhe ndërprerje rryme në nivel vendi dhe stuhia i ka prekur rëndë kanalet e komunikimit dhe transportit, duke shkaktuar vështirësi në vlerësimin e ndikimit të plotë të shkatërrimit në disa ishuj.
“Situata është e zymtë” – iu tha kryeministri Dickon Mitchell banorëve të ishullit Grenada, përderisa dha një përditësim të dhënash rreth ishujve Carriacou dhe Petite Martinique të martën herët.
“Nuk ka rrymë, ka shkatërrim pothuajse të plotë të shtëpive dhe ndërtesave në ishull. Rrugët nuk janë të kalueshme dhe, në shumë raste, ato janë të bllokuara për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve të shpërndara nëpër rrugë” – shtoi ai.
Të martën, zyrtarët e të dyja shteteve po e vlerësonin dëmin dhe po kërkonin përkrahje nga agjenci rajonale e ndërkombëtare./Nacionale