UNESCO shton qytetin ukrainas të Odesës në Listën e Trashëgimisë Botërore - NACIONALE

UNESCO shton qytetin ukrainas të Odesës në Listën e Trashëgimisë Botërore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka njoftuar të mërkurën se kishte shtuar qytetin ukrainas të Odesës në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Sipas Konventës themeluese të UNESCO-s, anëtarët, që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën, janë të detyruar të "mos marrin asnjë masë të qëllimshme që dëmton drejtpërdrejt ose tërthorazi trashëgiminë e tyre ose të një Shteti tjetër Palë në Konventë".

Sipas CNN, Audrey Azoulay, drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, është shprehur në një deklaratë se ai shpresonte se kjo do të ndihmonte në mbrojtjen e Odesës nga lufta.

"Odesa, një qytet i lirë, një qytet botëror, një port legjendar që ka lënë gjurmë në kinema, letërsi dhe arte, është vendosur kështu nën mbrojtjen e përforcuar të komunitetit ndërkombëtar," – ka thënë ai, duke shtuar se, “ndërsa lufta vazhdon, ky mbishkrim mishëron vendosmërinë tonë kolektive për të siguruar që ky qytet, i cili ka kapërcyer gjithmonë trazirat globale, të ruhet nga shkatërrimi i mëtejshëm.”

Më tej, në njoftimin e UNESCO-s thuhej se vendimi i marrë do t’i japë Ukrainës akses në "ndihmë ndërkombëtare teknike dhe financiare" për të mbrojtur dhe rehabilituar qendrën e qytetit.

Lajme të ngjashme