Goncharenko thotë se Ukraina do ta njohë Kosovën: Duhet pranuar realiteti
Oleksiy Goncharenko, anëtar i parlamentit (deputet) ukrainas në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KE), ka thënë se Ukraina së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovë.
Goncharenko u ka bërë thirrje vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta njohin atë.
Ai është shprehur optimist se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Ukrainës do të ndodhë shumë shpejt sepse, siç tha ai, ky është realiteti dhe gjëra duhen pranuar ashtu siç janë.
“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai, transmeton KosovaPress.