Ukrainës nuk do t’i premtohet ndonjë afat kohor për hyrje në NATO as në samitin e korrikut - NACIONALE

Ukrainës nuk do t’i premtohet ndonjë afat kohor për hyrje në NATO as në samitin e korrikut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukrainës nuk do t’i ofrohet ndonjë kornizë kohore me data specifike sipas së cilës mund të anëtarësohet në NATO gjatë samitit të aleancës në Vilnius muajin e ardhshëm, por, në vend të kësaj, mund t’i ofrohet një rrugë më e shkurtër, kur t’i bëhet oferta për anëtarësim.

Shtetet e NATO-s, por jashtë strukturave formave të aleancës, do të ofrojnë edhe garanci të sigurisë pas konfliktit, të cilat kanë gjasë që të jenë në formën e zotimeve të gjera për ta mbrojtur Ukrainën nga sulmet prej Rusisë. Aleatët pritet që ta vazhdojnë dhurimin e municionit dhe ndihmës për forcat e armatosura ukrainase që ato atë bëhen më konvergjente me NATO-n. Megjithatë, ka gjasë që zotimet të jenë të një niveli të gjerë e të lartë e jo oferta specifike të armatimit, raporton gazeta “The Guardian”.

Shtetet që janë në qendër të bisedimeve thanë se është normale që anëtarët e NATO-s të kenë mosmarrëveshje edhe para një samite. Sidoqoftë, ato shpresuan për një zotim të mundshëm që Ukraina të mos ketë nevojë për t’i plotësuar kushtet e paraqitura në planin e aplikimit për anëtarësim, i cili është mjaft i mundimshëm, dhe, në vend të këtij skenari, të ketë pranim pothuajse automatik, porsa t’i bëhet ftesa dhe që ky veprim të njihet si përparim nga gjithçka tjetër që i është ofruar Ukrainës më parë. Finlandës dhe Suedisë u është ofruar anëtarësimi pa pasur nevojë që t’i plotësojnë kushtet e planit të aplikimit për anëtarësim (MAP).

Ka gjasë që NATO-ja ta çojë përpara edhe marrëdhënien e tanishme politike me Ukrainën nga komisioni i tanishëm NATO – Ukrainë në një këshill NATO – Ukrainë, ndryshim që do t’i jepte Ukrainës status më të lartë në takimet e përbashkëta. Një diplomat pranoi se kjo masë ka pak gjasa që të bëjë ndonjë ndryshim të madh për ushtarin mesatar ukrainas që Lufton në vijën e frontit, por këmbënguli se ajo ka vlerë reale.

Të gjitha palët kanë pranuar për një kohë të gjatë se Ukrainë nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s në mesin e një konflikti, por Kievi, i mbështetur nga shtetet baltike dhe Polonia, do të dëshironin një datë ose një kornizë kohore përmes së cilës Ukraina do të mund të anëtarësohej, porsa të përfundonte konflikti. Një zotim i Vilniusit për anëtarësim është propozuar.

Mungesa e një date ose e kushteve të qarta që Ukraina do të duhej t’i plotësonte për t’u anëtarësuar automatikisht në aleancë do të çojnë tek akuzat e këtij vendi se NATO-ja është duke bërë pak më shumë se riofrimi i premtimit për anëtarësim që i ishte dhënë vendit në samitin e NATO-s në Bukuresht në prillin e vitit 2008, kur aleanca kishte thënë se kishte arritur pajtueshmëri që Ukraina dhe Gjeorgjia të bëheshin anëtare të aleancës.

Lajme të ngjashme