Ukrainasit sulmojnë Khersonin, lideri pro-rus i atij rajoni iku në Rusi
Pasi ukrainasit nisën një kundërsulm të shumëpritur në rajonin e Khersonit, udhëheqësi i emëruar nga Rusia i rajonit të pushtuar është larguar nga qyteti i Khersonit dhe ndodhet 800 kilometra në lindje, në Rusi.
Përkatësisht, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se videot që lideri prorus i Khersonit Kiril Stremusov i publikon në kanalin e tij Telegram ditët e fundit, me sa duket janë realizuar në hotelin Marriott në Voronezh të Rusisë.
U tradhtua nga katedralja në sfond
BBC nuk ishte në gjendje të zbulonte se kur ose pse u largua nga Kherson, por konfirmoi se ishte në qytetin perëndimor rus. Duke gjykuar nga regjistrimet, Stremusov ndodhet në një hotel me pesë yje. Në sfondin e pamjeve, mund të shihni katedralen mbresëlënëse të njohur në Voronezh, një qytet që ndodhet rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Në fjalimin e tij të fundit me video, Stremusov kritikoi mediat perëndimore dhe ukrainase për raportimin mbi luftimet rreth Khersonit. /Nacionale/