Ukrainasit lëshojnë raketën mbi këmbësorinë ruse
Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur ushtria ukrainase lëshon një raketë mbi ta.
Video e shpërndarë nga Rob Lee, i cili vazhdimisht raporton për luftën atje, tregon se ushtria ruse ka hyrë në një fshat të braktisur dhe i cili është i tëri i shkatërruar.
Video of an artillery strike by Ukraine’s 80th Air Assault Brigade on Russian troops. https://t.co/BEMHW6Tu6c pic.twitter.com/5R9ddQNQJZ
— Rob Lee (@RALee85) August 12, 2022
Mirëpo ata nuk janë të vetëdijshëm se janë nën përcjelljen e ushtrisë ukrainase, të cilët pas disa sekondave leshojnë një raketë që i shkatërron ata.
Sipas pamjeve të publikuara, mendohet se shumica prej tyre tashmë kanë vdekur.
Rob Lee nuk ka specifikuar se ku ka ndodhur kjo ngjarje, por sipas zhvillimeve te fundit, mendohet se ajo ka ndodhur në rajonin e Donbasit. /Nacionale/